Gazetari izraelit: Marina Turke nuk lejoi anijen izraelite të kryejë kërkime në Mesdhe

Gazetari izrealit Barak Ravid publikoi se Marina Turke kishte larguar një anije kërkuese izraelite e cila po kryente kërkime në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i televizionit izraelit "Channel 13" në llogarinë e tij në Twitter shkroi se Marina Turke urdhëroi anijën kërkuese izraelite "Bat Galim" të largohet nga Mesdheu Lindor.

Ai shoti se kjo ishte një anije në të cilën hulumtues nga Izraeli dhe Qiproja kishin bashkëpunuar në një projekt të përbashkët.

Ravidi theksoi se nga një zyrtar izraelit, të cilin nuk ia përmendi emrin, mori informata se anija e Marinës Turke kishte kontaktuar anijen izraelite duke e urdhëruar që të largohet nga zona.

Gazetari izraelit po ashtu pohon se në kohën e incidentit, anija kërkuese izraelite ndodhej në ujërat të cilat bien nën kontrollin e grekëve qipriotë.

Ministria e Jashtme e Turqisë më herët njoftoi se Ankaraja kurrë nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor.

"Është e pakuptimtë të presësh që vendi ynë do t'u bindet kërcënimeve dhe të heqë dorë nga të drejtat e tij në Mesdheun Lindor. Askush të mos dyshojë se ne do të vazhdojmë aktivitetet tona kërkimore si më parë", thuhet në deklaratën e Ministrisë Turke./AA/


Më të lexuarat