Problemi jemi ne

Autor: Belkise Berisha

 

Se kush do tё jetё prijёsi i ardhshёm i vendit, me cilёsitё e munguara prej kohёsh, ishte njё ndёr preokupimet e komunitetit Islam nё Kosovё kohёve tё fundit. Por, a do tё ndryshojё dhe sa do tё ndryshojё gjendja e muslimanёve pas emёrimit të Kryetarit tё ri tё vendit?

Gjatё muajit qё shkoi, nё Kosovё pati shumё tollovi rreth zgjedhjes sё kryetarit tё ri tё vendit, proces ky i cili u pёrcoll me vёmendje tё veçantë edhe nga pjesa dёrrmuese e muslimanёve nё Kosovё. Kjo ёshtё mё se e kuptueshme kur merret parasysh fakti se muslimanёt qё prej kohёsh janё duke u ballafaquar me probleme tё shumta, siç ёshtё ndalimi i mbulesёs islame nёpёr vendet publike si dhe mungesa e njё hapёsire tё mjaftueshme pёr vendfalje. Pas zgjedhjes sё Kryetarit tё ri tё vendit dhe formimit tё Qeverisё sё re, nё Sallёn e Kuqe nё Prishtinё, u zhvillua njё tribunё nga studentёt e Universitetit tё Prishtinёs, pikёrisht pёr sfidat e muslimanit shqiptar nё njё shoqёri tёrёsisht laike dhe qё shpeshherё kalon nё ekstrem duke u bazuar nё ateizmin mё vulgar tё pёrfaqёsuesve tё saj. Tribuna ishte shumё interesante pёr faktin se folёsit trajtuan me shumё kompetencё temat rreth kёtyre sfidave dhe se nё fjalimin e tyre vendosnin raporte tё drejta tё muslimanёve shqiptarё me realitetin ekzistues nё tё cilin po jetojmё. Mirёpo, nevoja emergjente e njё pёrfaqёsimi tё denjё qё do tё na largonte neve muslimanёve nga statusi aktual nuk duhet tё marrë ngjyrime tё ndezura pas personaliteteve apo subjekteve tё caktuara e sidomos kur kujtohet se procesi i zgjedhjes ёshtё kontestuar nga subjekte tё ndryshme politike, pasi qё njё gjё e tillё i lё shteg akuzave dhe abuzimeve tё ndryshme. Nuk ёshtё e rёndёsishme se kush ёshtё zgjedhur, por e rёndёsishme ёshtё se xhemati musliman akoma nuk ka arritur nё nivelin e duhur tё pёrfaqёsimit tё interesave tё tij. Dhe, hallet e muslimanёve nuk mund tё zgjedhen vetёm me organizimin e tribunave tё tilla, as vetёm me fitoren e postit tё kryetarit tё Kosovёs, apo vetёm me angazhimin e hoxhallarёve tё caktuar, pёrderisa xhemati tregohet pasiv kundrejt tё ardhmes sё tyre.

 

Duke jetuar çdo ditё nё Kosovё, duke u pёrballur çdo ditё me rrotёn e mundimit, kupton realitetin me tё cilin pёrballemi çdo ditё, i krijuar nga vetё lloji i njerezёve. Ky ёshtё realitet i hidhur, nё tё cilin muslimanёt janё nё njё pёrgjumje qё po zgjat pa masё... Sot muslimanёt vuajnё mungesёn e liderёve, mungesёn e njё numri mё tё madh tё personave me nivele tё larta akademike dhe intelektuale, tё profesionalizmit nё punё, tё arsimimit cilёsor e maturisё. Muslimanёt sot vuajnё pёr shumё gjёra... Duke u pёrpjekur qё tё jemi aktualë dhe tё kuptojmё qartё realitetin mund tё vёrejmë se muslimanёt janё shkёputur krejtёsisht nga hulumtimi shkencor. Ata nuk lexojnё madje as njё libёr nё 1-4 muaj. Vёrejmё se njё shumicё e madhe e tyre janё tё dobёt ekonomikisht dhe kjo jo pse nuk duan tё pёrlyhen me “haramin” apo pёr arsye tё mundёsive tё pakta pёr punё, por se pretendimet e tyre janё tepёr tё ulta. Mjafton tё dёgjosh bisedat e tyre dhe vёren se njё numёr i madh nuk konsiderojnё shkollimin si njё ndёr obligimet primare tё fesё madje edhe ata muslimanё tё pakёt tё dijes e tё shkencёs kritikohen nga vetё muslimanёt dhe nuk po hyjmё kёtu pasi qё kjo ёshtё njё kapitull e problem nё vete. Sic duket, muslimanёt sot mjaftohen me pak, janё mёsuar tё jenё tё pёrulur dhe janё edukuar tё jenё tё qeverisur e jo qeverisёs. Fatёkeqёsisht, ky ёshtё realiteti i muslimanёve nё Kosovё dhe paradoksi mё i madh nuk ёshtё se ne nuk kemi njё institucion qё na pёrfaqёson, por kemi institucione qё shpeshherё na skuqet fytyra pёr atё qё e veprojnё. Akuza dhe kundёrakuza rёndom shkёmbehen mes muslimanёve ndёrsa sa i pёrket rrethit tё jashtёm jemi mёsuar tё jemi miratues tё mirё nё heshtje. (me pёrjashtime shumё tё vogla)!

Disa pjesёtarё tё komunitetit islam nё vend kanё shumё probleme tё balancimit tё rregullave tё fesё me rregullat e jetёs nё tё cilёn po jetojmё, ndёrsa nga ana tjetёr, muslimanёt e aftё nё fusha tё ndryshme nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt me Islamin pёrvec emrit tё tyre, situatё kjo qё shpie nё mungesё tё njё ekuilibri mesatar.

Mungon bashkёpunimi i plotё dhe i arsyeshёm i muslimanёve nё tё gjitha aspektet, me çrast nuk duhet tё jetё namazi i vetmi qё i mban muslimanёt tё lidhur me xhaminё, por edhe aktivitetet e ndryshme me besimtarёt, debatet nё grup, sesionet e ligjëratave nё kuadёr tё takimeve, organizimi i simpoziumeve shkencore, dhe kёto me tё vetmin motivacion “pёr tё kontribuar nё arsim, shkencё dhe çёshtjen e Islamit nё pёrgjithёsi”. Pastaj, nuk po hyjmё te tematikat e ligjëratave tё cilat trajtohen, pasi qё edhe ato paraqesin njё problem nё vete, kur dihet se sot nё çdo hap rrezikohet mundёsia e tё qenit musliman, ndёrsa ligjëratat dhe bisedat nё mesin e muslimanёve zhvillohen rreth mёnyrёs sё marrjes sё abdesit mbi meste, kur bёn e kur nuk bёn, rreth mёnyrёs sё veshjes apo dukjes sё njё tё riu musliman, bёn tё shkurtohen pantollonat apo nuk bёn, bёn femrat muslimane tё vendosin shaminë brenda palltos apo nuk bёn? Nё vend qё tё bashkёpunojmё nё mes vete, jemi ndarё nё emёr tё “hanefizmit” ‘selefizmit” dhe “bidatcizmit”. Pra, problemi ynё ёshtё vetja jonё!

A janё problem njё numёr i caktuar i vajzave qё rregullojnё mbulesёn e tyre nёn pallto apo ato organe qё po i ndalojnё ato tё mbajnё shaminё nёpёr shkolla dhe insitucione shtetёrore? A janё problem sot muslimanёt tё cilёt nuk i shkurtojnё pantollonat e tyre e qё tek mё e fundit thonё: Allahu ёshtё Zoti ynё apo ata qё po pёrpiqen tё na kthejnё nё tё pafe dhe qё thonё: Allahu nuk ёshtё Zoti ynё?!

Pra, problemi ёshtё tek vetё ne, tek vetja jonё, tek unё dhe ti qё nuk jemi nё rregull dhe qё vazhdojmё me idiotёsinё tonё tё hedhim baltё dhe tё poshtёrojmё vetёveten. Vazhdojmё tё jemi nё njё fazё amatore... Kjo dёshmohet shumё thjesht, vetёm merr ndonjё libёr nga literatura islame dhe nuk mund ta lexosh as edhe njё faqe, pasi qё kupton se ajo ёshtё prodhim nga fizkultura e tastierёs e jo nga mendja dhe intuita.! Problemi, pra qёndron tek vetё ne, si pasojё e injorancёs intelektuale qё posedojmё dhe si pasojё e kontraditёs qё nё mёnyrё tё vazhdueshme kemi ndёr vete.

 

Nga kjo gjendje qё na ёshtё kanosur mund tё dalim vetёm atёherё kur besojmё nё aftёsitё tona, dhe jo vetёm qё tё mos pajtohemi me realitetin e hidhur, por edhe tё bёjmё pёrpjekje tё vazhdueshme pёr ta ndryshuar atё, vetёm atёherё kur dalim nga injoranca e thellё intelektuale mund ta ndryshojmё kёtё realitet dhe vetёm atёherё kur Islamin nuk e kuptojmё vetёm si fe por si fe, kulturё, qytetёrim dhe sistem tё tёrёsishёm tё jetёs.



"Opinionet e autorëve nuk paraqesin doemos edhe opinionin e redaksisë së portalit Shembulli.com"

10:05:15am