Për agjëruesin (16)

Ajet Kuranor:

Allahu i Madhërishëm thotë:

O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! [Kuran 59:18]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kijametit pa u pyetur për katër gjëra: për jetën e tij si e ka kaluar, për diturinë e tij, çfarë ka vepruar me të, për pasurinë e tij, nga e ka marrë dhe ku e ka shpenzuar dhe për trupin e tij ku e ka përdorur.”[1]

Gjurmë:

Hasen thoshte: “Sa herë që e takon besimtarin e gjen duke e llogaritur veten: Çfarë doje të bëje, çfarë doje të haje, çfarë doje të pije. Ndërsa, i keqi e kalon jetën pa e llogaritur vetveten.

Ide:

Para se t’i mbyllësh sytë për të fjetur, silli ndërmend ndodhitë e kësaj dite, meditoji punët që i ke bërë, çfarë ke lënë anash dhe llogarite vetveten, pastaj përmirësoji gabimet ditën që vjen.


Shkëputur nga libri: “Jeumijat saimeh” (Hakibetu saimat) – të autorëve dr. Adil Esh-Shiddi dhe dr. Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com



[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu dhe e cilëson si “hasen-sahih”.


Revista Shembulli

02:12:59am