Hudhejfe ibnul Jemani bën shaka me Omerin

Transmetohet nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se e takoi Hudhejfen (radija Allahu anhu) dhe i tha: “Si u zgjove sot?”

Hudhejfeja ia ktheu: “U zgjova duke e dashur fitnen (sprovën), duke e urryer të vërtetën, duke bërë lutje (salat) pa abdest dhe duke e pasur në tokë atë që Allahu nuk e ka në qiell.”

Omeri u hidhërua shumë, ndërkohë që në atë çast hyri Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe tha: “Në fytyrën tënde shihen shenja të hidhërimit, o udhëheqës i besimdrejtëve!”

Omeri e njoftoi për fjalët e Hudhejfes. Aliu tha: “Të vërtetën e ka thënë!”

Duke e dashur fitnen do të thotë pasurinë dhe fëmijët, duke e urryer të vërtetën do të thotë vdekjen, bën lutje pa abdest do të thotë dërgon përshëndetje për të Dërguarin pa abdest në çdo kohë dhe thënia e tij se ai ka në tokë atë që Allahu nuk e ka në qiell do të thotë ka grua dhe fëmijë kurse Allahu nuk ka as grua e as fëmijë, i Pastër është Allahu nga ajo që i shoqërojnë njerëzit.

Omeri i tha: Ia qëllove dhe ma largove prej zemrës atë që kisha për Hudhejfen.

 

Përktheu: Fitim M. Hasani - Shembulli.com

Marrë nga libri: “Mevsua Kisas es-Selef” i autorit Ahmed ibn Selim


10:04:22am