Selim ibën Abdullahu dhe Kalifi

Hisham ibën Abdul-Meliku në kohën sa ishte Kalif vendosi të shkojë në haxh. Posa hyri në Qabe e takoi Selim ibën Abdullah ibën Omerin (Allahu i mëshiroftë që të dy!).

Kalifi i tha atij: “Kërko nga unë çkado që të kesh nevojë!”

Selim ibën Abdullahu iu përgjigj: “Turpërohem nga Allahu që të kërkoj diç nga ndokush tjetër duke qenë në shtëpinë e Tij.”

Kur doli Selimi nga Qabja Kalifi i shkoi pas dhe i tha: “Tashmë dole nga shtëpia e Allahut, andaj më trego se për çfarë ke nevojë!”

Selimi e pyeti atë: Ke për qëllim nevojat e kësaj bote apo të ahiretit (botës tjetër)?

Kalifi ia ktheu: “Natyrisht, nevojat e kësaj bote.”

Atëherë Selimi i tha Kalifit: “Unë nuk e kërkova dunjanë nga Ai që e zotëron atë, e si ta kërkoj atë nga ai që nuk e zotëron?!”


Përktheu: Fitim Hasani

Shkëputur nga libri ‘’Mevsuat kisas es-selef ‘’ i autorit Ahmed ibën Selim


04:17:49pm