Qëndrim i veçantë

Shejh Muhamed Gazali, rahimehullah, thotë:

“Një njeriut i cili ishte mësuar të pinte alkool i thashë:

A nuk pendohesh te Allahu, a nuk e braktisë këtë pije?

Më shikoi i thyer, i lotuan sytë e më tha:

Lute Allahun për mua.

Analizova gjendjen e këtij njeriut e mu zbut zemra...

Qarja e tij ishte manifestim i vetëdijes se sa ka gabuar karshi Allahut, mërzia, ishte i mërzitur shumë për kundërshtimin e urdhrave të Allahut, kishte dëshirë të flaktë për tu përmirësuar...pra, qenka një besimtar me bindje, por ja, që Allahu e paska sprovuar!

Ky njeri synon shpëtimin nga kjo gjendje dhe kërkon ndihmë prej meje për të arritur në këtë synim...

I thash vetes: ndoshta edhe gjendja ime i ngjanë gjendjes së tij, ose ndoshta është edhe më e keqe. Vërtetë unë kurrë nuk kam pirë asnjë pikë alkool, por ambienti në të cilin kam jetuar, nuk e njihte alkoolin, mirëpo ndoshta kam pirë alkoolin e neglizhencës, i cili më shkujdesi nga Zoti im dhe më bëri t’i harroj obligimet që i kam karshi tij... Ai qanë për mangësitë e tija, kurse unë dhe të ngjashmit me mua nuk qajmë për mangësitë tona... Mos vallë jemi mashtruar me veten tonë?!

Iu drejtova përsëri këtij njeriut, i cili kërkoi prej meje t’i lutem Allahut që ta lë alkoolin, e i thash: eja së bashku t’i lutemi Allahut për ne:

"ربنا ظلمنا أنفسنا وإن لم تغفر لنا وترحمنا لنكونن من الخاسرين"

“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë (i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (El-A’raf: 23).

Bekir HALIMI


10:15:24am