Një prej studentëve muslimanë sudanezë mësonte në Universitetin Amerikan në Bejrut dhe ishte i kujdesshëm në kryerjen e detyrimeve fetare. Një ditë prej ditësh njëri prej profesorëve e pa atë duke marrë abdest dhe bërtiti i mllefosur: “Si guxon t’i pastrosh këmbët në vendin ku i lajmë fytyrat?!”
Studenti sudanez e pyeti atë: “Sa herë në ditë e lan fytyrën, zotëri?”
Profesori amerikan ia ktheu: “Natyrisht, çdo mëngjes nga një herë.”
Studenti i tha: “Ndërsa unë i laj këmbët së paku pesë herë në ditë, e tash ta lë ty të gjykosh sa a këmbët e mia janë më të pastra apo fytyra jote!”
Marrë nga libri “Buzëqesh” i Aid El-Karnit