Sipas një raporti të paraqitur nga një komision hetimor në Paris, thuhet se 2.900 deri në 3.200 priftërinj dhe punonjës të Kishës Katolike Franceze kanë abuzuar seksualisht 216.000 fëmijë dhe të rinj që nga viti 1950. Duke përfshirë objektet e operuara nga kisha, mund të supozohen 330.000 viktima, tha Presidenti i Komisionit të Pavarur të Abuzimit në Kishë (CIASE), Jean-Marc Sauvé, të martën në Paris.
80% e viktimave ishin djem të moshës 10 deri në 13 vjeç, ndërkaq 20% vajza të grup-moshave të ndryshme.