Në nivel global është konfirmuar se se 2/3 e popullsisë botërore e konsiderojnë veten fetar. Në hulumtimet e “WIN/Gallup” kanë marrë pjesë 64.000 njerëz nga 65 vende, përfshirë edhe Kosovën, derisa rezultatet janë shumë interesante.
Në Kosovë 83 për qind njerëzve janë deklaruar si fetarë, 7 për qind kanë thënë se nuk janë fetarë. Në anën tjetër, 1 për qind janë shprehur se janë ateistë, derisa 10 për qind nuk kanë ditur të përgjigjen, raporton Indeksonline.
Të dhëna për Shqipërinë në këtë kategori nuk ka.
Nga këto 65 vende të botës, Tajlanda del të jetë vendi më fetar në botë më 94 për qind. Vetëm 1 për qind e tyre janë deklaruar se janë ateistë. Ndërsa, vendet më së paku fetare janë Japonia dhe Kina, me 13 dhe 7 për qind të popullsisë fetare.
Hulumtimi ka treguar edhe se të rinjtë janë shumë fetarë, kurse 2/3 e të rinjve deri në 34 vjeç e konsiderojnë vetën fetarë.
“Mund të shihet se numri i njerëzve fetarë është relativisht i madh. Gjithashtu, aktualisht mbizotëron trendi ku shumë të rinj në nivel global po bëhen fetarë. Mund të themi se ky numër i besimtarëve nga viti në vit është gjithnjë e më i madh”, ka thënë Jean Mark Leger, presidenti i asociacionit “WIN/Gallup.
Sipas po këtij hulumtimi del se në Kosovë janë 95.2 për qind myslimanë, 4.7 për qind krishterë dhe 0.5 qind hebrenj. Ndërkaq në Shqipëri llogaritet së 85.9 për qind janë myslimanë, 13.4 për qind krishterë dhe 0.5 për qind hebrenj, raporton Indeksonline.
Një e dhënë interesante që del nga ky hulumtim është përbërja e popullsisë në Maqedoni. Aty dalin që 56.2 për qind janë myslimanë dhe “vetëm” 42.7 për qind të krishterë (ortodoksë). /Indeksonline/