Prokuroria s’gjen fakte për të akuzuar Shefqet Krasniqin

Prokuroria speciale thotë se nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë ndaj disa të pandehurve të përfshirë në çështjen penale të shtytjes për kryerjen e veprave terroriste apo nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Në mesin e tyre ishte edhe imami Shefqet Krasniqi.

Por, Prokuroria Speciale ka bërë me dije se ka ngritur aktakuz ndaj pesë personave të tjerë, në mesin e tyre imamë e hoxhallarë, raporton Koha.net. Fjala është për imamin e xhamisë afër Termokosit, Bedri Robaj si dhe për hoxhën nga Prizreni, Idriz Bilibani, që sipas Prokurorisë me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit Enes Goga, kryeimam në Pejë dhe Mazllam Mazllami imam nga Prizreni, Prokuroria thotë të kenë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 par. 2 lidhur me par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë, nga neni 411 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Koha.net.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat