Nëpër rrjetin social facebook, tashmë ka filluar një kampanjë për rikthimin e hoxhës dr. Shefqet Krasniqi si ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Përmes fotografive në të cilat thuhet “Xhemati e do hoxhën në xhami” dhe hashtagut #eduamhoxhennexhami, tashmë numër madh i besimtarëve i janë bashkuar kësaj kampanje.
Dr. Shefqet Krasniqi shtatorin e viti të kaluar u arrestua nën akuzat për terrorizëm. Pavarësisht lirimit nga këto akuza, pasi nuk u gjet asnjë dëshmi asnjëherë, KBI – Prishtinë deri më tani nuk e ka rikthyer në pozitën e ligjëruesit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë./Shembulli/