Përparon kundrejt regjimit Ushtria opozitare Siria e Lirë

Ushtria e Sirisë së Lirë (ÖSO) ka përparuar kundrejt ushtrisë së regjimit dhe si rrejdhojë ka marrë nën kontroll qytezën Busra esh-Sham e cila ndodhet afër qytetit Dera, raporton Anadolu Agency (AA).

Baza e fundit ushtarake e regjimit të Asadit në qytetin Dera e cila ndodhet në kalanë Busra esh-Sham ka kaluar nën kontrollin e Ushtrisë së Sirisë së Lirë. Si rrejdhojë baza më e fortë që synonte kontrollin mes Sirisë dhe Jordanisë duket se ka rënë.

Një pjesëtar i Ushtrisë së Sirisë së Lirë, Ahmet Xhabavi ka thënë se ÖSO duke marrë nën kontroll pikat strategjike në vend ka rrethuar ushtrët iranian të cilët luftojnë në Siri, Ushtrinë e regjimit si dhe militnatët mbështetës të regjimit.

Xhebavi ka thënë gjtihashtu se kanë prerë lidhjen e ndihmës me pikat strategjike në kufirin e Sirisë me Jordaninë të cilat ndodhen nën kontrollin e regjimit të Asadit.

Ai theksoi gjithashtu se qyteti në fjalë ishte pushtuar në mënyrë të hapur nga milicët dhe ushtarët iranian të cilët përkrahin forcat e regjimit dhe se tëshmë ky qytet ndodhet nën kontrollin e forcave opozitare. Në marrjen e tij që prej ditës së shtunë ka pasur përleshje të fuqishme shpjegon Xhebavi.

Xhebavi shpjegon se ndërkohë forcat e regjimit kanë organizuar disa sulme ajrore ndaj këtyre zonave ku kanë përdorur edhe "bomba fuçi" nga të cilat janë shembur shume ndërtesa në fshatin Muarba.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat