Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave ushtarake të Serbisë, që ka çuar në dëbimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
Pas 78 ditëve të bombardimeve, që filluan në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, dhe largimit të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të afro një milion shqiptarëve të Kosovës, që ishin strehuar, kryesisht në Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës.
Ata ishin larguar nga dhuna e autoriteteve të Serbisë./rel/