Kosovës i shtohet edhe një doktor i shkencave islame (Foto)

Kosova është begatuar edhe me një doktor të shkencave islame.

Hoxhë Sedat Islami nga Vushtrria, ndonëse temën e doktoratës e kishte mbrojtur disa muaj më parë, më 17 tetor të këtij viti ai, edhe zyrtarisht, e mori titullin doktor në usulud-din (bazat e fesë) në Universitetin Islam "Sulltan Sherif Ali" në Brunei.

“Më 17 tetor 2015, në ceremoninë madhështore të diplomimit të studentëve të Universitetit Islam Sulltan Sherif Ali në Brunei, unë, vëllai, miku dhe kolegu juaj, kam fituar edhe zyrtarisht titullin Doktor në Usuluddin”, shkruan Dr. Sedat Islami në facebook.

Tema e doktoratës titullohet: "Të kuptuarit e davetit tek imam Neveviu, përmes librit të tij "Shpjegimi i Sahih Muslimit" dhe mënyra e përfitimit nga ai në kohën bashkëkohore."

Dr. Sedat Islami punon në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe është mjaft aktiv me shkrimet, përkthimet dhe ligjëratat e tij.

Një numër bukur i madh i shkrimeve të tij gjendet edhe në portalin Shembulli, për çka i jemi shumë mirënjohës dhe ndihemi të nderuar./Shembulli/

 

EsSelamu AlejkumVëllezër dhe motra,Miq dhe dashamirëMë 17 tetor 2015, në ceremoninë madhështore të diplomimit të...

Posted by Sedat Islami on Monday, October 19, 2015

Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat