Kosovës i shtohet edhe një magjistër i shkencave islame

Para disa javësh, Kosovës iu shtua edhe një magjistër i shkencave islame, është ky hoxha i nderuar Fidan Musliu nga fshati Sibovc, komuna e Podujevës.

Fidan Musliu mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm temën e magjistraturës në universitetin "Tajba" të Medinës, Instituti i Lartë për Imamë dhe Hatibë (ligjërues), dega Përgatitja e Imamëve dhe Hatibëve.

Vlen të përmendet që hoxhë Fidani është studenti i parë kosovar në këtë universitet dhe njëherazi i vetmi deri më tash nga Kosova që ka studiuar këtë drejtim.

Ajo që e bën këtë lajm edhe më të veçantë është se tema e tij e magjistraturës kishte të bënte me AbdulKadir Arnautin (Kadri Sokoli), një dijetar shqiptar i mirënjohur në botën islame, i cili lindi në fshatin Vrellë të Istogut më 1928 dhe vdiq në Damask të Sirisë në vitin 2004.

Për më shumë hollësi rreth kësaj teme magjistrature, lexoni pikat në vijim: Titulli i temës: Metodologjia e shejh Abdul-Kadir Arnautit në thirrjen në rrugën e Allahut dhe ndikimi i tij në shoqëri.

Kapitulli i parë: Biografia e shejh Abdul-Kadir Arnautit lidhur me thirrjen në rrugën e Allahut.

Kapitulli i dytë: Karakteristikat, mjetet dhe metodat e shejh Abdul-Kadir Arnautit në thirrjen në rrugën e Allahut.

Kapitulli i tretë: Fushat e shejh Abdul-Kadir Arnautit në thirrjen në rrugën e Allahut.

Kapitulli i katërt: Elementet e shejh Abdul-Kadir Arnautit në thirrjen në rrugën e Allahut.

Kapitulli i pestë: Ndikimi shkencor i shejh Abdul-Kadir Arnautit në thirrjen në rrugën e Allahut. /Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat