Arabia saudite ekzekuton me vdekje 47 persona

Arabia Saudite ka ekzekutuar dënimet e para me vdekje për vitin 2016 për 47 të dënuar për krimin e terrorit.

Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Nimr al Nimr, një nga personalitetet më të rëndësishme fetare të pakicës shiite.

Ndërkohë që në listën e të ekzekutuarve kishte emra të cilët janë gjykuar për terrorizëm dhe lidhje me Al-Kaedën, një pjesë tjetër e tyre ishin nga opozita shiite.

Si pasojë e sulmeve terroriste në rritje në vend gjatë viteve 2003-2006, ishin arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë shumë anëtarë të Al-Kaedës.

Ndërsa në protestat shiite ndërmjet viteve 2011-2013 ishin arrestuar shumë protestues shiitë.

Kur u dënua me vdekje personaliteti fetar Shii, Nimr al Nimr, Irani kishte deklaruar se ekzekutimi i Shejh Nemr-it do ti kushtonte shumë Arabisë Saudite.

Në vitin 2015, Arabia Saudite ekzekutoi 157 të dënuar me vdekje, duke e bërë këtë shifrën më të lartë të 20 viteve të fundit.

Arabia Saudite është një ndër 5 vendet që zbaton dënimin më të lartë me vdekje në botë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat