Këto janë dëmet që la pas festa e Vitit të Ri (Video)

Dorën ia kanë mbështjellë mirë. E nëna e shtatëvjeçarit Isuf Bajramit, Arifja, nga mëngjesi i të premtes po i rri te koka.

Këtij vogëlushi nga Leqina e Skenderajt iu dashtë ndihma e mjekëve në repartin e kirurgjisë plastike, pas lëndimit me mjete piroteknike, të premten në mëngjes. Pas këtij incidenti nga i cili po rrezikon humbjen e gishtit, fëmija thotë se nuk do të argëtohet në këtë mënyrë.

Megjithëse jo me lëndime kaq të renda nga mjetet piroteknike, ky nuk është rasti i vetëm që kërkoi ndihme në repartin e emergjencës në QKUK.

E, dikush në lagjen 29 të Fushë Kosovës, në natën e ndërrimit të motmoteve nuk pësoi me shëndet, por mbeti pa strehë, meqë një shtëpi ka marrë flakë. Mundësinë për tu bërë strehë do ta shqyrtojë Komuna e Fushë Kosovës. /Klan Kosova/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat