Në një video të publikuar në internet, shihet kryeministri i puçit ushtarak duke u falur në një xhami në Egjipt.
Derisa imami lexonte ajete nga Kurani, shihet një reagim i çuditshëm i kryeministrit kur imami lexon ajetin 33 të sures El-Maide i cili flet për jobesimtarët dhe kriminelët.
Kuptimi i këtij ajeti në gjuhën shqipe është :
“Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh”( EL-M‘IDE, 33). /Shembulli/