Një ndër pjesëtarët më të njohur kosovarë në luftën e Sirisë dhe Irakut, Lavdrim Muhaxheri, raportohet se është vrarë sot në luftimet në qytetin sirian Kobani, në afërsi të kufirit me Turqinë.
Për vrasjen e Muhaxherit ka shkruar në Twitter një gazetare e Sunday Times, Hala Jaber, e cila raporton për luftën në Siri dhe Irak.
Lavdrim Muhaxheri është bërë i famshëm në Kosovë për aktet e tij të djegies së pasaportës së Kosovës gjatë qëndrimit në frontin sirian kras ISIS-it si dhe me fotografitë rrëqethëse me kokën e prerë të një të riu sirian./kallxo/