Palestinezët nxjerrin jashtë xhamisë Al-Aksa imamin që u lut për mbretin Abdullah (VIDEO)

Në namazin e xhumasë në xhaminë e shenjtë Al-Aksa në Jerusalem, dje ka ndodhur një incident.

Imami (hatibi) i xhamisë, në fund të hutbes ishte lutur për mbretin e vdekur të Arabisë Saudite, Abdullahun. Siç shihet edhe në video, kjo nuk u prit mirë nga besimtarët e mbledhur në xhami, me ç’rast filluan të protestojnë dhe të kërcënojnë.

Në fund, imami është përjashtuar nga xhamia. Falë ndërhyrjes së sigurimit është shmangur ndonjë incident më i rëndë./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat