Aktivistët e Vetëvendosjes dhe tifozët e Prishtinës, “Plisat” janë rrahur mes vete derisa po mbahej protesta para Qeverisë së Kosovës.
Deri të rrahja ka ardhur pasi disa tifozë të “Plisave” kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të objektit të Qeverisë.
Kur kanë filluar të thyejnë xhamat, aktivistët e Vetëvendosjes kanë ndërhyrë dhe i kanë sulmuar grupin e tifozëve për të mos i lejuar qe protestën ta shndërrojnë në dhunë, transmeton Infokusi.
Para se të ndodh rrahja, aktivistet e VV-së i kanë bërë disa herë thirrje atyre që të mos i sulmojnë policinë dhe mos të hedhin gurë në ndërtesën e qeverisë.