Forcat ushtarake të regjimit të Besharit vrasin 92 persona

Të paktën 92 persona u vranë të premten pas operacioneve ushtarake të regjimit në të gjithë Sirinë, sipas një deklarate të bërë nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjim i Assadit ka sulmuar qytetet e kontrolluara nga forcat e opozitës, ka pohuar Grupimi i të Drejtave të Njeriut që është me bazë në Londër dhe kundërshton Presidentin sirian Bashar al-Assad.

Bëhet e ditur se  61 persona janë vrarë në fshatrat e Damaskut, pesë në Idlib, nga katër persona në Homs dhe Hama, tre në Lattakia dhe dy në Quneitra dhe në zona të tjera. Forcat ajrore siriane intensivisht kanë bombarduar fushat e Douma, el-Homayra, Darayya dhe Jobar në kryeqytetin e vendit në Damask.

Raportohet se përleshje intensive u zhvilluan në mes forcave opozitare dhe forcave të regjimit sirian pranë bazës ajrore Abu Al-Dohur, e cila është e kontrolluar nga regjimi i Assad.  Ndërkohë, agjencia zyrtare siriane e lajmeve, SANA, ka njoftuar se forcat e regjimit kanë vrarë një numër të madh të trupave të opozitës në operacioneve në Damask dhe në zona të tjera pranë Idlibit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat