Fitim Lladrovci dënohem me 5 vjet burg

Fitim Lladrovci është dënuar nga gjykata, të premten, me 5 vite burg për veprën penale pjesëmarrje në grupe terroriste dhe dy vepra tjera armëmbajtje pa leje.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në avokati i tij Nuhi Paqarizi.

“Po, klienti im është gjykuar dje (të premten) dhe është dënuar me 5 vite burg, për tri vepra penale”, ka thënë Paqarizi.

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj.

Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Lladrovci kishte ndihmuar edhe në kthimin e vogëlushit Erion Zena nga Siria.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat