Ndërhyn policia, arrestohen disa protestues (Foto & Video)

E plotësuar: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërhyrë ndaj protestuesve të dhunshëm që po gjuanin gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë. Policia ka arrestuar disa nga protestuesit e dhunshëm. Në largimin e protestuesve janë angazhuar edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, në një prononcim për KTV-në, ka thënë se qëllimi i policisë nuk është që të sulmojë qytetarët, mirëpo në rastet kur protestuesit në këtë rast janë të dhunshëm, ndërhyrja është e pashmangshme.

Në pamjet që po i ofron KTV direkt nga sheshi, shihet se Policia po përdor gaz lotsjellës, ndërsa Kelani ka thënë se kanë parë që disa prej protestuesve kanë qenë të përgatitur për ndërhyrjen e Policisë.

Kelani i ka thënë se qëllimi i i policisë është që tani t’i largojnë protestuesit nga Sheshi “NënaTerezë”.

Policia po vazhdon te hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët po hedhin gur në drejti të policisë por edhe po i thyejnë xhamat e lokaleve. Protestuesit me këtë rast kanë sulmuar kafiteritë, duke thyer kërriga, tavolina dhe xhama.

Raportohet për disa policë të lënduar, por jo edhe për protestues.

 

Protestuesit po vazhdojnë thyerjen e xhamave (FOTO)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, megjithëse i ka dhënë fund protestës në fjalimin e tij para masës, protestues të shumtë ende po qëndrojnë para ndërtesës së qeverisë.

Një numër i tyre kanë vazhduar të hedhin gjësende të forta në drejtim të ndërtesës së qeverisë, duke thyer kështu shumë xhama të ndërtesës, transmeton Koha.net.

Edhe Policia e Kosovës është pranë tyre, mirëpo nuk shihet se është duke reaguar.

Protesta ishte paralajmëruar si paqësore, mirëpo me këto veprime të një grupi protestuesish, provohet e kundërta.

 


Kurti ultimatum Mustafës deri të hënën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se sheshi para Qeverisë është parlamenti i vërtetë, prandaj nga këtu ju ftojë të votoni për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe për kthimin e Trepçës nën menaxhimin e Kosovës.

“Ne sot, nga ky vend i japim ultimatum qeveri ë 48 orë që ta shkarkojë Aleksanadar Jabllanoviqin. Pra deri të hënën në orën 16, Isa Mustafa ka afat të shkakrkojë ministrin Jabllanoviq”, tha Kurti, duke potencuar se Qeveria gjithashtu duhet ta sjell Ligjin për Trepçën.

Ai tha se nëse deri të hënën nuk e shkarkon Jabllanoviqin, të martën në orën 12 do të mblidhen sasish në shesh.


Protestuesit thyejnë xhamin e ndërtesës së qeverisë (Foto)

Numri i madhë i protestuesve të cilët janë mbledhur sotë në Prishtinë për të protestuar kundër minsitrit Jabllanoviq dhe shtetëzimit të Kombinatit “Trepça”, kanë filluar ta gjuajnë me gjësende ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Njëri nga ta ka arritur të thyej një nga xhamat e ndërtesës së qeverisë.

 


Rreth 10.000 protestues në protestë (VIDEO)

Numri i protestuesve të cilët janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë tashmë ka arritur rreth 10.000 protestues.

Ndonëse turma është duke u rritur vazhdimisht./Indeksonline/


Filloi protesta në Prishtinë

Me një gjysmë ore vonesë, nga Biblioteka Kombëtare ka filluar marshi i protestës kundër deklaratës se ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të minierës së Trepçës.

Protestuesit do të marshojnë deri në sheshin Nëna Terezë, ku është vendosur një binë prej ku protestuesve do t'ju drejtohen me fjalimet e tyre dikush nga “Thirrjet e nënave” , mbase edhe nga liderët e subjekteve politike opozitare.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat