Raport: Fëmijët palestinezë punojnë në kushte të rrezikshme në fermat e Bregut Perëndimor

Organizata Human Rights Watch, ka raportuar se fëmijët palestinezë në Bregun Perëndimor punësohen kundrejt kushteve të rrezikshme dhe pagave të ulëta në fermat në vendbanimet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin prej 76 faqesh të kësaj organizate theksohet se një pjesë e madhe e fëmijëve palestinezë përdoren në kultivimin, mbledhjen dhe paketimin e produkteve bujqësore që eksportohen, dhe se fëmijët punojnë kundrejt pagesave të ulëta dhe në kushte të rrezikshme të cilat janë shkelje e standardeve ndërkombëtare.

Në raportin ku theksohet se shpeshherë në disa ferma punësohen fëmijë të moshave 11 vjeçare në kushte të temperaturave ekstreme të larta gjithashtu konstatohet se fëmijët mbajnë pesha të rënda, janë të ekspozuar ndaj pesticideve të rrezikshme bujqësore ku dhe disa prej tyre janë të detyruar të përrallojnë vetë shpenzimet për dëmtimet dhe sëmundjet gjatë punës.

Organizata Human Rights Watch gjatë përgatitjes së raportit ka biseduar me 38 fëmijë palestinezë dhe me 12 të rritur në 7 ferma të ndryshme në rajonin Lugina e Jordanit e cila është zona më e madhe bujqësore duke mbuluar një shtrirje 30 për qind të bujqësisë në Bregun Perëndimor.

Drejtuesja e Organizatës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sarah Leah Whitson ka pohuar se: "Në vendbanimet izraelite, përfitohet duke u shkelur të drejtat e fëmijëve. Këto fëmijë të cilët vijnë nga popullata vendase të cilët janë varfëruar nga politikat diskriminuese dhe e vendosjes së kolonëve të Izraelit, duke braktisur shkollën ndërmarrin punë të rrezikshme, pasi e nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. Ndërkohë në anën tjetër Izraeli e injoron këtë situatë".

Organizata Human Rights Watch raportoi gjithashtu se Izraeli duhet ti largojë vendbanimet izraelite dhe se ai duhet të ndalojë punësimin e fëmijëve në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura me të drejtat e fëmijëve dhe të drejtave të punës.

Sipas Bankës Botërore, Izraeli në Rripin e Gazës dhe veçanërisht në Luginën e Jordanit për shkak të kufizimeve diskriminuese në tokat bujqësore palestineze dhe ndaj lëshimit të ujit për ujitje shkakton një dëm prej 700 milionë dollarë çdo vit në ekonominë e Palestinës.

Shkalla e varfërisë e palestinezëve në Luginën e Jordanit arrin në 33,5 për qind./AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat