Si t’u përgjigjemi këtyre pesë pyetjeve të marra?

Këto janë pesë përgjigje në rast të parashtrimit të këtyre pesë pyetjeve të marra. A jua kanë parashtruar ndonjëherë juve? Lexojini dhe shihni.

Pyetja 1: Në kinema. Hej, çka po bën këtu?
Përgjigjja: Shes bileta në të zezë. A nuk e ke ditur, ë?

Pyetja 2: Në autobus. Një grua e trashë më shkel dhe më thotë: Më fal, a të dhimti?
Përgjigjja: Jo, aspak. Jam nën anestezion lokal. Pse nuk po e provon edhe një herë?

Pyetja 3: Kur më zgjon ndokush në mesnatë me telefonatë: Më fal, a mos ishe duke fjetur?
Përgjigjja: Jo, more, çfarë fjetje. Ncëm. Po bëja një hulumtim për atë se a martohen majmunët në Afrikë apo jo. Ti a po mendoje se po flija, ë? Budalla i marrë!

Pyetja 4: Kur më shohin me flokë më të shkurtra: Hej, a i paske shkurtuar flokët, ë?
Përgjigjja: Ncëm. Është vjeshtë e po më biejnë flokët siç biejnë gjethet!

Pyetja 5: Kur dikush më thërret në telefon fiks dhe më pyet ku jam?
Përgjigjja: Jam në një market me telefonin përreth qafës. :D

 

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi(ajoni.net)
Burimi: një faqe me barcoleta në Fejsbuk


Revista Shembulli