Shembulli
Merkure, 12 Dhjetor 2012 17:56
Ai që është i kapur për fesë i ngjan kodrës, sepse kodra ka katër tipare dalluese:
Tipari i parë: Kodrën nuk e shkrin të nxehtët,
I dyti: atë nuk e ngrin të ftohtët,
I treti: atë nuk e lëkund era,
I katërti: atë nuk mund ta marrë vërshimi.
Po ashtu edhe ai që është i kapur për fesë i ka katër tipare dalluese:
I pari: nëse ndokush i bën mirë, kjo nuk e shtyn atë t’ia mbajë anën pa të drejtë,
I dyti: nëse ndokush i bën keq, kjo nuk e bën atë që të mos e thotë të vërtetën,
I treti: nëse egoja e tij dëshiron ta pasojë epshin nuk arrin ta shmangë nga bindja ndaj Allahut,
I katërti: angazhimet e kësaj dunjaje nuk e largojnë atë nga adhurimi ndaj Allahut Fuqiplotë.
Shembulli
Marte, 11 Dhjetor 2012 07:23
Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte:
“Ne jemi një popull që e ngriti Allahu me Islam, sa herë që e kërkojmë krenarinë diku tjetër Allahu do të na poshtërojë.”
Shembulli
Enjte, 06 Dhjetor 2012 14:55
Katër gjëra janë të shëmtuara, katër edhe më shumë
“Katër gjëra janë të shëmtuara, por katër tjera janë edhe më të shëmtuara:
E para: Gjynahu që bëhet nga i riu është gjë e shëmtuar, por gjynahu i plakut është edhe më e shëmtuar.
E dyta: Preokupimi me dunja nga i padituri është gjë e shëmtuar, por preokupimi me dunja nga dijetari është edhe më e shëmtuar.
E treta: Përtacia në adhurim ndaj Allahut nga çdo njeri është gjë e shëmtuar, por përtacia e dijetarëve dhe nxënësve të fesë është edhe më e shëmtuar.
E katërta: Mendjemadhësia e të pasurve është gjë e shëmtuar, por mendjemadhësia e të varfërve është edhe më e shëmtuar.”
Shembulli
Enjte, 06 Dhjetor 2012 14:52
Katër gjëra janë të mira, katër edhe më të mira
“Katër gjëra janë të mira, por katër tjera janë edhe më të mira:
E para: Turpi kur gjendet te burrat është gjë e mirë, por kur gjendet te gratë është edhe më e mirë.
E dyta: Drejtësia nga çdonjëri është gjë e mirë, por drejtësia e gjykatësve dhe prijësve është edhe më e mirë.
E treta: Pendimi i plakut është gjë e mirë, por pendimi i të riut është edhe më e mirë.
E katërta: Bujaria e të pasurit është e mirë, por bujaria e të varfrit është edhe më e mirë.”
Shembulli
Merkure, 05 Dhjetor 2012 22:25
Nga e mësove urtësinë?
Një njeri i urtë është pyetur: “Prej nga e mësove urtësinë?” Kurse ai ishte përgjigjur: “E mësova nga i verbëri, ai nuk e bën asnjë hap pa e provuar njëherë tokën me shkopin e tij.”
shembulli
Merkure, 05 Dhjetor 2012 02:35
Këshilla e një njeriu të urtë
Një njeri i urtë i shkroi vëllait të vet:
“Vëllai im, ruaju vdekjes në këtë botë para se të shkosh në një botë ku do ta kërkosh vdekjen dhe nuk do ta gjesh.”
Burimi: "Nefais el-kelam min efuahi's-selef el-kiram" - Mustafa Haki