
Para pak ditësh një qendër shqiptare islame më bëri një ftesë për një vizitë zyrtare në një qytet të Belgjikës i quajtur me emrin Antewerpen, e që ishte qyteti i dytë pas Brukselit dhe pak kilometra larg tij. Qendra në fjalë kishte organizuar një tribunë ndërsa ishte themeluar para gjashtë viteve dhe ishte e vetmja qendër e shqiptarëve në atë qytet. Anëtarët e saj ishin nga të gjitha trojet shqiptare, gjë që më së shumti më pëlqen tek mërgata jonë në diasporë. Nëse këtu armiku na ka ndarë duke na bërë pikë e pesë, bile jashtë të jemi një, ashtu siç na ka hije. Dhe për këtë pikë gjithherë ju flasë atyre, duke i sugjeruar që lokalizmin ta lënë anash, ngase të gjithë janë një, janë të barabartë, nuk ka dallim mes njërit dhe tjetrit, por dallimi është vetëm me devotshmëri dhe sinqeritet. Atje mbajta tribunën ku ishte plot xhamia, kishin ardhur edhe nga vise të ndryshme të Belgjikës, bile edhe nga Gjermania. Njerëzit ishin shumë të përmalluar për të dëgjuar, për të ndenjur, për të pyetur e konsultuar për hallet dhe dertet e veta. Nuk e di, por sa herë që shkoj në diasporë shumë më respektojnë, shumë me dëshirë të madhe më presin. E vërej në sytë e tyre kënaqësinë e madhe që kanë për të më dëgjuar, për të më shoqëruar për të më gostitur në shtëpitë e tyre, e kështu me radhë. Dhe këtë ata nuk e bëjnë se kemi lidhje farefisnore me ta, por se Islami na ofron, e na bënë të dashur e të afërt mes veti. Andaj siç e kam potencuar sa e sa herë se kjo fe e ka ruajtur këtë popull nga asimilimi, e ka ruajtur edhe nga devijimi, edhe sot po e ruan atë mërgatë nga shkrirja dhe tretja në atë shoqëri që jeton atje. Sa i mirë është ky Islam, sa madhështore është kjo fe, të lumtë ne që e kemi!
Të nesërmen shkuam në Bruksel për të shëtitur. Shkuam në xhaminë kryesore të shqiptarëve, e që është të njëjtën kohë edhe qendra kryesore e shqiptarëve jo vetëm në Bruksel por edhe në tërë Belgjikën. Atje morën informata për gjendjen e muslimanëve në përgjithësi, e të shqiptarëve në veçanti. Na thanë se Belgjika gjithsej ka mbi 350 xhamia, pesë prej të cilave janë të shqiptarëve. Nga ato xhami 75 prej tyre janë edhe zyrtare të njohura dhe të pranuara nga shteti, çka do të thotë se imamët pagat e tyre i marrin nga shteti, ashtu siç i mbulon edhe aktivitetet tjera fetare e kulturore që mbahen në xhami. Dhe ky zyrtarizëm i xhamive është në rritje të vazhdueshme, ku pritet që për një kohë të shkurtër të njihen shumica dërrmuese, apo tërë xhamitë të cilat i plotësojnë disa kushte, siç është numri i anëtarëve të saj të jetë mbi 500, e kështu me radhë. Më pas u interesova edhe vet dhe gjeta se Belgjika ka mbi 10 milion banorë, mbi 500 mijë prek tyre janë myslimanë, e që përbëjnë gati 6 % të popullsisë. E që është edhe feja e dytë në shtet. Feja islame është e njohur zyrtarisht nga shteti në vitin 1974, dhe që nga atëherë feja islame mësohet nëpër shkolla fillore dhe të mesme. Bile edhe nëse vetëm dy nxënës nëse janë muslimanë, shteti ka për obligim tua sjelli mësuesin e tua mësoj fenë.
Pastaj dolëm për tu shëtitur në qendër të qytetit, ku menjëherë më ra në sy numri i madh i myslimanëve. Bile edhe në aeroport posa zbrita menjëherë më ra në sy numri i madh i myslimanëve. Rrugët ishin të mbushura me musliman, kuptova se vetëm në Bruksel ka mbi 50 mijë mysliman dhe shumica dërmuese e tyre janë praktikantë të Islamit. Gazeta “La Libre Belgique” shënon se Islami do të bëhet feja e parë në kryeqytetin belg dhe atë brenda 15-20 viteve dhe se emri “Muhamed” është emri më i emërtuar dhe më i popullarizuari në mesin e të gjithë fëmijëve të lindur që nga viti 2001 në Bruksel. Informata të dala nga media të ndryshme të Belgjikës shënojnë se: konvertimi i popullatës vendore në fenë islame është shumë i madh. Më shumë se një njeri për çdo ditë pranon Islamin, dhe ky konvertim vjen pas një krahasimi mes feve të ndryshme dhe studimit të Islamit si fe qiellore. Gazeta franceze “Le Monde” citon një informatë nga sociologu i njohur Ulifi Sirfi profesor në universitetin katolik të Leuven se : “ Një e treta e popullatës së Brukselit janë mysliman në këtë kohë dhe se pritët që muslimanët të jenë numri më i madh i banorëve të këtij qyteti pas 15-20 viteve”. Ashtu që pritet që Brukseli të jetë kryeqyteti i parë evropian që do të bëhet me shumicë muslimane. Këtë e kam lexuar edhe në disa vende tjera dhe e kanë thënë edhe sociologë dhe analistë tjerë. Si do që të jetë kjo është Belgjika e ky është Islami i cili ka gjet gjithë atë liri në atë vend Evropian. Po të nderuar, ngase atje ka demokraci, ka liri dhe respektim të drejtave të njerëzve, të lirive fetare. Atje ku muslimanët nuk janë më shumë se 6% kanë shumë më shumë të drejta sesa tek ne ku mbi 90% janë mysliman. Atje zyrtarizohen xhamit dhe paguhen nga shteti, ndërsa tek ne nuk jepen lejet për xhami, njerëzit falën në shi e borë, bile edhe nëse me vet iniciativë donë ta ndërtojnë xhaminë qytetarët, komuna nuk i lejon, ua ndal punën dhe i kërcënon se ka për tua rrënuar. Atje me dy e tre nxënës në klasë mbahet ora fetare, apo edukimi fetar, ndërsa tek ne ku të gjithë janë muslimanë, as që donë të flasin bile për lëndë fetare. Ajo është Belgjika, e kjo është Kosova, të dyja në Evropë, por dallim i madh mes njërës dhe tjetrës. Për atë arsye kur po them unë se ne duam Islam amerikan dhe evropian, kamë këtë parasysh. Por këta tanët nuk po na lejojnë të kemi as Islam lindor e as perëndimor, sepse ende në gjakun e tyre lëvizë dhe qarkullon komunizmi, i cili ua ka mbjellur ateizmin. Allahu i drejtoftë këta udhëheqës tanë e na permirsoft gjendjen amin.