Shkruan: Ylber Veliu
Paisja e njeriut me të menduarit,ishte shkaku kryesorë i ndryshimeve që i ndodhen planetit tokë. Bota u krijua me cilësi të përsosura,dhe kishte natyrën e bardhë po si një fletore që ende dora e njeriut nuk ka shkruar në të,po nga ana tjetër sado e pastër dhe e bukur të ishte ajo pa shijuar puthjet e pendës nuk do të kishte kuptim dhe vlerë. Pra jemi ne penda që shkroi dhe la fërkeme nëpër koret e trasha të tokës,gjë të cilën shumë krijesa tjera se kishin idenë se ç’është penda dhe çfarë çudira mund të bëhet me të.
Është po njeriu ai i cili i futi gjallërinë dhe dinamikën këtij topi të madh e të rënd. Është po njeriu ai i cili çdo dit e më shumë po ia përsosë bukurinë kësaj gjëje të madhe që sillet pa ndërprerë e ne vazhdojmë të jetojmë të qetë e të lumtur në të.
Sikur çdo fëmijë i vogël që lindë në këtë botë në fillim të shijimit të momenteve të para të daljes në dritë,ndihet i frikësuar dhe me logjikën e tij të njomë e ndien vetën më komod të jetë i rezervuar dhe të mos flasë. Ndjenjat e tij nga brenda e delegojnë lotin të niset për në sy dhe me mllef ti shprehë pakënaqësitë që i ndjenë,dhe kërkon të bëhen ndryshime në të (tokë).
Metafizika e njeriut më nuk pajtohet me faktin se lindja dhe perëndimi janë të ndara,ajo më ata i sheh si një. Kanë harruar mendjet tona se si lindja shkëlqente e me dritën e saj e ndriçonte perëndimin si rrezja e dritës në acarë.
Kemi harruar fëmijët tanë janë robotë apo çfarë? I kemi lënë pas dore saqë do të na dhimbseshin edhe sikur ti kishim blerë në pazar. Nëna që është krijesa që përballoi dhimbjen më të madh që ekziston në botë,dhe që ka dalë jashtë natyrës e të qenit “e fortë” (njeriu mundë të durojë 45% të dhimbjes,me përjashtim të nënës në lindje që duron 57% të dhimbjeve që është ekuivalente me dhimbjen e thyerjeve të 20 eshtrave për një sekondë) po prapëseprapë ka të tilla që ardhmërinë e fëmijës së tyre e shohin në kontejnerë e shkollimin dhe edukimin mendojnë se do ta kryejnë në varr.
Çka solli modernizimi dhe cilat janë pasojat e tij?
Modernizimi është faktori që solli lejesën e miratimit të djalit me djalë!Gjestin më të urryer në sipërfaqen e tokës!Është modernizimi ai që shumë njerëz i privoi nga të qenit “i ndershëm”! Si pasojë e modernizimit u mbushën çerdhet e pleqve përplot,që nga lotët e tyre një ditë do të krijohet një oqean.
Modernizim!Modernizim i cili i bëri qenët e pasur e njerëzit fukara,modernizim i cili po vret shumë njerëz me sloganin “WE NEED PEACE” (ne duam paqe).
Kur isha fëmijë modernizimin nuk e mendoja të tillë,po nga që qenka kështu unë më këtë modernizim nuk e dua!.
Le të mblidhemi o shokë,të gjithë së bashku e ti hipim barkës së ndryshimeve, velat e saj ti shtrëngojmë fort e të shohim se nga do na shpie!.Le të shkojmë e ta kërkojmë një modernizim tjetër nëpër shpellat e lindjes se mendoj se aty e kanë harruar të parët tanë. Le të shkojmë e ta sjellim këtu që fëmijët tanë ta shijojnë një të tillë,mos të mbeten si ne qyqar e në duar të fatit. Po ata le ti veshin petkat e quajtura “punë” e le ti mësyjnë ndryshimeve le ta shohin të tjerët se modernizimi nuk është I tillë.
Kur u ula të shkruaj shpresova se do të shkruaj më gjatë,po penda ime e shkretë filloi të kalitet nga e vërteta e realitetit momental e më dhimbset mos të sëmuret se më nevojitet prapë,po ndahem nga shkrimi me shpresë se pendën do të arri ta ruaj nga keqkuptimi i të ashtuquajturës “modernizim”.