Për ty Palestinë!

 

Shkruan: Zenel Latifi

 

 

Të flasësh për diçka që s'të përket dhe s'të takon ndoshta është pak përgjegjësi më e madhe, por ta ndjesh një dhimbje për një popull që gjendet larg me kilometra nga ti ama shumë afër me zemër dhe me shpirt dhe që qëndron çdoherë thellë në brendësinë e zemrës tënde është një kompetencë e madhe dhe aq edhe kënaqësi që rrethohet me dhimbje dhe dridhje zemre.

Jetoj në një vend që emrin s'dua t'ia dëgjoj sepse çdoherë e më shumë po bëhet më i korruptuar dhe bashkëvendësit që quhen sipas këtij vendi janë njerëz të ardhur nga malet ruse që mësuan gjithçka nga ne dhe tani mundohen të na "shesin mend". Mirëpo të lë anash këtë dhe të hy në temën që nisa të flas në fillim. Padrejtësia është ndër veset më të këqija që mund t'i bëjë njeriu. Mua po më mundon një gjë! Pse mos të jetë i qetë një vend që askujt s'i ka bërë padrejtësi!? As s'ka okupuar asnjë vend dhe nuk ka vrarë askënd pa faj! Po më mundon fakti pse Palestina të okupohet nga izraelitët, kur All-llahu e vendosi popullin palestinez në atë vend, kurse ata mundohen ta marrin me forcë. Jo, jo juve s'iu takon ai vend, sepse me mijëra vite aty rriten djem dhe vajza të Palestinës dhe nuk mund ta merrni kurrë. Kjo është e sigurt.

Organizatat e ndryshme për të drejtat e njeriut kanë sjellë konventa për ta mbrojtur njeriun e pafajshëm, por Palestinën a  thua vallë e kanë harruar, apo nuk dëshirojnë të shohin andej dhe edhe nëse e lëshojnë syrin andej atë do ta bënin duke i vënë duart para syve me qëllim që mos të shohin. Kjo është shumë prekëse për muslimanët, sepse çdo herë neve na bëjnë tradhti dhe na shkelin me ligjet e tyre që do t'u vijë fundi dhe patjetër se do të sundojë ligji i Allahut, sheriati. Por tani për tani duhet të zgjohemi dhe të luftojmë armikun, sepse edhe ky është një obligim për neve ngase ai na sulmon i pari. Ne jemi pre e sulmeve të tyre, por mos harroni se mollën e kalbur askush nuk e gjuan me gurë dhe qenin e ngordhur askush nuk e shqelmon. Kjo na bën të kuptojmë se ne jemi më të mirë se ata, jemi më përparimtarë se ata dhe ne nuk jemi si ata që të ngacmojmë popujt e pafajshëm, por jemi ata që ndjekim urdhrat e Allahut i cili na urdhëroi bamirësinë.

Për ty Palestinë do të jap jetën time, do të jap zemrën time e cila prodhon gjak të pastër muslimani, do të luftoj për ty dhe nëse është nevoja edhe do të bie shehid. Shpresoj se një ditë do të lirohesh nga ata të cilët veprat e tyre i llogarisin shumë njerëzore dhe nëse të njëjtën do ta bënim ne, atëherë do të na llogaritnin jo-njerëz dhe do të na thoshin ju jeni shumë komikë. Kur dikush sakrifikon veten për të mbajtur të tjerët gjallë, ai është fisnik dhe i respektueshëm nga të gjithë. Por kur një palestinez e bën këtë për të shpëtuar: djalin e tij nga vrasja, krahun e vëllait duke u thyer, nënën e tij nga përdhunimi, shkatërrimin e shtëpisë së tij dhe xhaminë nga shkelja dhe cenimi; Ai merr titullin 'Terrorist'.  Islami s'njeh terrorizëm, islami njeh vetëm paqe. Ai ia solli njerëzimit lirinë, mirësinë dhe gjithçka që ka të bëjë me të mirën, kurse e largoi nga injoranca dhe keqbërja.

A s'meriton falënderim All-llahu për këtë mirësi që na solli me këtë Islam!? Mirëpo këtë e kuptojnë vetëm ata që kanë mend, kurse për ata që s'njohin as veten e tyre s'pritet gjë pos shkatërrimeve.