Drejtësia e udhëheqësve islamë gjatë historisë

Autor: Faton PLLANA

 

 

Historia Islame gjatë historisë së saj të gjatë, të lavdishme e shumë tërheqëse për studiuesit është e mbushur e stërmbushur me ngjarje, ndodhi të shumta e mjaft interesante gjë që deri atë kohë nuk janë njohur në historinë e njerëzimit. Këto ngjarje që ndodhin ishin të sferave të ndryshme, në kohra të ndryshme deri me rënjen e shtetit islam më 1924. Prej atyre sferave ishte edhe ajo e udhëheqejes islame më saktësisht të udhëheqësve të shquar e të njohur islam. Të inspiruar e frymëzuar e të njëjtën kohë edhe të obliguar nga mësimet e Kur’anit Famëlartë dhe porositë (hadithet) e Muhamedit a.s. këta udhëheqësa islam ndryshuan shumë çka gjatë udhëheqjes së tyrë, ndryshuan ato mendimet e kqija në lidhje me pushtetet pasi që ishin të njohura të tilla gjatë historisë njerëzore nga shtete (udhëheqës) të ndryshëm që nga kohrat më të lashta e bile edhe në ditët e sodit. Në këtë shkrim do t’i cekim disa ngjarje të udhëheqësve islam që ndodhën gjatë historisë e që natyrisht ato janë të shumta e të shumta. Po ja fillojmë me atë i cili ishte njeriu më u mirë që e pat kjo botë ndonjëherë, njeri më që nëna nuk do ta lind të tillë, njëri që Dielli më nuk do ta rrezit, njëri që më Toka nuk do ta mbajë mbi gjiun e saj, e ai është Pejgamberi (Muhamedi) a.s. i cili ishte, mbeti dhe do të jetë shembull për tërë njerëzimin deri në Ditën e Kijametit ashtu siç na e vërtetoi edhe Kur’ani Famëlartë. Ai në këtë ç’ështje me të vërtetë tregoj se e meriton të jetë njeriu më me ndikim gjatë tërë historisë njerëzore ashtu siç e pranoi edhe autori i librit “100 njerëzit më me ndikim në botë” Michael H. Hart. Ai vuajti shumë nga populli i tij, të cilët në fillim e quajtën El Emin d.m.th Besnik, i besueshëm, por prej që filloi t’i thrasë në besim islam (Teuhid) ata më nuk e dëgjuan, nuk e përfillëm bile edhe e përzunë nga qyteti i tij. Ai kurrë asnjëherë nuk ju hakmorr atyre sepse nuk dinte se ç’është hakmarrja, nuk ishte i edukuar i tillë, nuk e kishte frymëzuar All-llahu të tillë dhe kjo gjë edhe u dëshmua në ditën e çlirimit të Mekës. Pasi që hyri në Mekë dhe e pastroi Qaben prej idhujve dhe putave që ishin mbrenda në të ai e mbajti një fjalim para Kurejshitëve (popullit të Mekës) ku në mes të tjerash ju tha: “O pupull kurejshit, All-llahu ju ka çliruar nga kryelatësia e xhahiljetit (injorancës) dhe nga madhërimi paraislamik i etërve tuaj (politeizmi). Të gjithë njerëzit e kanë preardhjen nga Ademi, ndërsa Ademi është prej dheu.” Pastaj e citoj ajetin kur’anor: O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. (El Huxhurat: 13), “Unë tani nuk do t’ju qortoj” (dënoj për ato që më keni bërë më herët). Pastaj vazhdoi: “O popull kurejshit si mendoni ç’keni merituar dhe çfarë do të bëjë tani me ju?” U përgjigjën: “Vetëm të mira, sepse ti je vëllai dhe biri i fisnik i vëllait fisnik” (pra deri dje e kishin luftuar e kishin kundërshtuar bile edhe e kishin larguar nga Meka dhe tash prap se prap po kërkojnë falje e “amnesti” tek ai sepse e njohshin shumë mirë kush ishte ai, sepse me të ishin rritur) e ai i bekuari ju tha: “Do t’ju them njësoj siç ju ka thënë Jusufi a.s. vëllezërve të vet: “Unë tani nuk do t’ju qortoj, shkoni, ju jeni të lirë”.

Të njëtën rrugë, të njëtat mësimë e porosi Kur’anore e profetike i ndoqën edhe pasardhësit e tij të drejtë (kalifët e drejtë). Është i njohur fjalimi i artë I Ebu Bekrit r.a. i cili posa u zgjodh si kalife (udhëheqës) i muslimanve e mbajti një fjalim ku ju tha: “Unë u zgjodhva që t’ju udhëheqës por unë nuk jam më i miri nga ju. Nëse udhëheqi mirë më përkrahni, por nëse gaboj më kundërshtoni. Dijeni se e vërteta është amanet ndërsa gënjeshtra tradhëti. I dobëti prej jush për mua do të jetë i fortë derisa ta zgjidh problemin që ka, me lejen e All-llahut, kurse i forti për mua do të jetë i dobët derisa ta mposhtë padrejtësin e tij, me lejen e All-llahut….. Bindjuni urdhrave të mi përderisa unë u bindem urdhrave të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij dhe më kundërshtoni nëse unë nuk u bindem urdhrave të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij.

Po ashtu edhe në kohën e Omerit r.a. (kalifja i dytë i muslimanëve) ndodhën ngjarje e ndodhi interesant për të cilat vetëm për to po të flasim na duhet t’i shtjellojmë një temë e shkrim të veçantë. Në kohën e tij kur u çlirua Egjipti gjendja e koptëve (egjipitianëve vendas) ishte e mjerueshme nga padrejtësia bizantine. Kur muslimanët e çliruan Egjipitin në krye me komandatin Amr ibn Asin, ai ju dha të drejta të plota të tyre dhe klerikëve fetar të tyre, është shënuar përgjigja e klerikut Benjamin dërguar peshkopt të Nekias Basilit: “Kam gjetur në Aleksandri shpëtimin dhe sigurinë që i pata humbur pas sjelljes barbare të pushtuesve bizantinë”.

Është po ashtu rasti i njohur i atij të krishteri të Egjipitit i cili pas një gare që kishte me djalin e Amrit që ishte edhe guvernator i Egjiptiti, i krishteri fitoj dhe djali i Amrit i ra me kamxhik dhe i tha: “Unë jam biri i të ndershmëve”, atëherë i krishteri shkoi në Medinë te Omeri dhe iu ankua për këtë, Omeri i çoi letër Amrit që të vinte në Medinë me djaline tij urgjent dhe pasi erdhen në Medinë i dha kamxhikun të krishterit dhe i tha: Bjeri të birit të ndershmëve dhe pasi që e qëlloi, Omeri i tha atij: bjeri edhe Amrit ai i tha: Qëllova atë që më qëlloi, pas kësaj Omeri iu kthye Amrit duke i thënë fjalën e tij të famshme e shkruar me shkronja të arta: O AMR KUR I KENI ROBËRUAR NJERËZIT KUR NËNAT E TYRE I KANË LINDUR TË LIRË?

E shifni çfarë udhëheqësa ka pasur ky ummet islam e cila udhëheqje – drejtësi nuk ishte vetëm në raport me muslimanët por edhe me jomuslimanët të çfardo feje, kombi, ngjyre apo race qofshin ata. Ndërsa e kundërta e saj kur muslimanët ishin nën pushtim të të huajve (jo musliman) asnjëherë nuk e shijuan këtë drejtësi të udhëheqësave të tyre por përkundrazi ata ishin “preh” e padrejtësive të tyre dhe udhëheqjes së tyrë. Pas rënjes së Endeulsis (Ish-Spanja muslimane) në duart e të krishtërve më saktësisht mbretit Ferdinand dhe Izabela më 1492, këta ju premtuan muslimanve që do jetojnë të lirë dhe se nuk do t’ju cenohen të drejtat e kshtu me radh ku vetëm “premtime” e jo realizme siç është e njohur tek ata. Edhe pse vetë ata dy kishin nënshkruar një marrëveshje që përmbante 67 nene ku kishin të bënin me garancinë dhe sigurinë e muslimanvë të mbetur në Endelus, ato mbetëm vetëm në letër por jo edhe në praktikë. Vetëm pas disa viteve filloi shtypja, terrorri, dhuna e bile edhe inkuizicioni ndaj myslimanvë të mbetura në ato troja. Ata u mbytën, u dëbuan e u konvertuan me dhunë në krishterizëm, e vallë shtrohet pytja a mos ndodhi e kundërta kur muslimanët ishin udhëheqës të këtij vendi? Jo, jo dhe një million jo, përkundrazi ishin vend ku jetonin muslimanët, krishterët e hebrenjët një jetë të lumtur që ndoshta banorët e atyre trevave e kan “ëndërruar” ashtu të jetojnë, por kur ndodhi që udhëheqja të kaloj tek të tjerët ndodhi ajo që nuk pritej. Aq shumë u torturuan sa që nuk guxonin të tregonin se janë muslimanë duke ja shtuar asaj që ligji inkuizitor më 1567 ua ndaloi madje edhe pastrimin muslimanëve dhe kështu vazhduan deri më 1610 ku më nuk mbeti asnjë musliman në këto treva dhe se prej rënijes së Endelusit 1492 e deri më 1610 nga Endelusi u larguan hiq më pak se 3.5 milionë musliman ku nëpërmjet Gjilbraltarit kalun dhe u bënë muhaxhir (shpërngulës) në vendet Afrikane.

E kështu vazhdoi të ecte historia njerëzorë në raport me muslimanët edhe vitet e më vonshme ku në vitet e fundit u zhvilluan e fatekqësisht edhe luftra, masakra e terrorre kundër muslimanvë nga ana e “udhëheqsve” të ndryshëm botëror dhe ne populli ynë shqiptar ende i kemi të freskta vuajtjet, torturat, shtypjen, terrorrin e gjenocidin që e patëm nga pushtuesi serb në këto 100 vitet e fundit. Nga ana tjetër nuk mund ta mbylli këtë shkrim pa e cekur edhe një të vërtetë historike e cila shpesh-herë është munduar të shtrembërohet nga ata që ja kanë zili, inati urrejtje Islamit duke u munduar ti shtrembërojën të vërtetat historike që kanë ndodhur gjatë historië, e kam fjalën më konkretisht gjatë periudhës së Perandorisë Osmane e cila histori është për tu ardhur keq se si mësohët nëpër shkollat tona sidomos periudha e parë e atyre burrave, udhëheqsave të mëdhenj të njerëzimit. Çlrimi i Konstandinopojës (Stambollit të sotshëm) në vitin 1453 me të vërtetë pasoje më ngjarje të mëdha e mjaft interesant gjë për të cilat jo vetëm studius por edhe thjesht lexues të rëndomtë kur i lexojne ato ndodhi që ndodhën mbesin të fasionuar e të mahnitur nga ajo që ndodhi. Vërtetë ata që i qasen këtyre ngjarjeve në mënyrë objektive e reale do ta pranojnë realitetin, e ata të cilët mundohen ta shpjegojn me fanatizëm e inat kur nuk do ta pranojnë këtë gjë edhe nëse ka qenë dha pa dyshim që ka qenë në dobi të njerëzve. Gjëja e parë që e beri Mehmet Fatihu pasi që hyri në qytet, cila ishte: plaqkitja, dhunimi, vrasja masive, detyrimi për ti konvertuar me dhunë në Islam? Jo asnjëherë, gjëja e parë që e bëri ishte që bëri sexhde (u përkul) për All-llahun në tokë, në shenjë falënderimi ndaj All-llahut të Lartësuar, i ndaloi ushtarët nga vrasja dhe i urdhëroi që të jenë të sjellshëm e të butë me njerëzit, më pas u nis drej kishës Aja Sofia ku në të ishin mbledhur njerëzit dhe në fillim u frikësuan por sulltani i lejoi të lirë ata, ju dha liri për të mbajtur simbolet e tyre fetare dhe të drejtën e zgjedhjes së udhëheqësve të tyre fetar.

Kjo drejtësi e tij e bazuar në parimet Kur’anore dhe porositë profetike ndikuan që popullata e atyre vendeve ta pranojnë islamin, Sulltani Mehmeti II kishte shpallur amnisti për të gjithë të burgosurit bizantin që ishin, ku prej tyre ishin edhe dy murgj. Kur ata dy murgjit pasi u liruan dhe e panë situatën që ishte, sjelljen e muslimanve dhe gjendjet e popullit të tyre të krishterë mbetën të fasionuar dhe të çuditur dhe në fund shkuan të sulltani dhe i thanë: “Po të vazhdojë kështu, ky komb dhe ky shtet do të qëndroj në këmbë gjer në shkatërrimin e botës. Sigurisht, feja e njerëzve me një moral dhe mënyrë jetesë të tillë, është fe e vërtetë”! më pas e thanë “Shahadetin” dhe u bënë musliman.

Pasi që jemi te Osmanlijt nuk mund ti kalojm e të mos e përmendim edhe atë se çfarë thojshin polakët në lidhje me këtë e veçanti me Sulltan Sulejman Kanuniun: “Pa pirë kuajt e osmanëve ujë në lumin e Vistulës (lum në Poloni) , ky vend nuk do ta arrijë dot lirinë dhe pavarësinë”

Natyrisht se këto që u përmendën janë vetëm disa prej shumë e shumë ngjarjve që kanë ndodhur në historinë islame nëse mund ta shprehim në mënyrë figurative si një unaz në shkretëtirë me atë se çfarë dhe si silleshin udhëheqësit islam gjatë historisë. Në fund e lusim All-llahun e Madhëruar që të na mundësoj të kemi udheheqësa të mirë, të drejtë, të sinqertë që kanë frikën e All-llahut, e ti ndjekin rrugën e këtyre burrave të mëdhenj sepse asgje nuk do të humbin por përkundrazi do të jenë fitimtarë në dy botrat edhe në këtë botë dhe në botën tjetër. Fjala ime e fundit në këtë shkrim është thënja e famshme dhe e njohur e Gëtes i cili ka thënë: “Qoftë e lavdëruar nata në të cilën Pejgamberit të Zotit ju zbrit Kur’ani më përpërkryeshmërinë e tij”.