
Olsi Jazexhi
1.
Arrestimet e bujshme të njëzet muslimanëve që ministrja maqedone Gordana Jankullovska njoftoi në 1 maj 2012 ishin një lajm i cili tronditi opinionin publik shqiptar në Ballkan dhe tërhoqi mjaft vëmendje nga mediat histerike ndaj Islamit në Perëndim. Lajmi që morri dhenë dhe u transmetua deri në Amerikën e Veriut, ishte mbështetur në deklaratën e ministres të brendshme të Maqedonisë e cila kur doli në televizor në 1 maj, njoftoi se kishte arrestuar disa “persona që kanë luftuar në Afganistan dhe Pakistan përkrahë talibanëve kundër forcave të NATO-s.”
Personat të cilët ishin shqiptarë dhe muslimanë, sipas Jankullovskës ishin “autorët e vrasjes makabre tek liqeni i Smillkovcës…Ata janë mbështetës radikalistë islamik, të rrezikshëm edhe për të krishterët por edhe për myslimanët.” Njoftimi që Jankullovska dhe zëvendësi i saj shqiptar Xhelal Bajrami i bën këtij lajmi të frikshëm dhe sensacional u shoqëruan me pamje filmike të lëshuara nga forcat e sigurisë maqedone. Në pamjet e xhiruara, policët e qeverisë së Gruevskit tregoheshin si disa Rambo ortodoksë të cilët duke përdorur taktika të dhunshme si ato që përdornin amerikanët gjatë pushtimit të Irakut, demonstronin sesi thyenin shtëpitë e shqiptarëve, i arrestonin ndërsa ata ishin gjysëm lakuriq duke fjetur me grate dhe u trembnin gratë, fëmijët dhe plakat. Burrat i lidhnin me tela, i rrëzonin përtokë dhe më pas i rrëmbenin sikur të kishin kapur talebanët e Afganistanit.
Pamjet spektakolare të arrestimeve nga rambot sllavo-ortodoksë të Gruevskit dhe lidhja e shqiptarëve me talebanët islamikë armiq të Amerikës ishin ilaçi më i goditur që pushtetarët maqedonë mund të përdornin që të trembin shqiptarët e Maqedonisë, justifikonin dhunimin e poshtërimin e paprecedent të tyre dhe tregonin që në Maqedoni sundojnë maqedonët ortodoksë mbi shqiptarët islamikë.
2.
Arrestimet që maqedonët bën kundër shqiptarëve në Shkup, për zhgënjimin e shumë shqiptarësh të Maqedonisë, u pritën me aprovim të heshtur nga qeveritarët shqiptarë si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Në Shqipëri ku pak javë më herët katolikët dhe ortodoksët kishin nisur një yxhym mediatik kundër muslimanëve dhe “konspiracisë neo-otomane” të Turqisë, lajmi për arrestimin e islamikëve shqiptarë në Maqedoni nuk ishte gjë tjetër por vetëm se një sihariq dhe profeci vetëpërmbushëse e cila sikur vërtetonte pak a shumë atë që kaurët e Tiranës kishin lehur gjithë këto javë. Motra ortodokse e Shkupit, Jankullovska, u kishte dhuruar kaurëve të Tiranë një llokum që ata mezi prisnin. Shqiptarët islamikë të Maqedonisë ishin vrasës, terroristë dhe për më tepër kishin luftuar kundër vetë Amerikës. (Larg qoftë ja Rabi!)
Lajmi i arrestimit të muslimanëve në Shkup justifikonte në mënyrë perfekte pikturën e rrezikut islamik i cili pushton axhendat e regjimeve të Tiranës dhe Prishtinës që nga koha e presidentit Bush kur ai i ngrefi qeveritë satellite shqiptare që të nisin persekutimin e muslimanëve. Repartet e antiterrorit, fondet e trajnimet që marrin bashibozukët e Tiranës dhe Prishtinës i bën ata që të jenë vazhdimisht në kërkim për muslimanë të pabindur, të cilët duhet të ndërshkohen në mënyrë që Shqipëria e Kosova të marrin fletëlavdërimi nga vëllai i madh, dhe të bindin aleatët Perëndimorë që ajo po bën çdo krim që i kërkohet në luftën globale kundër Islamit.
Pesë ditë para arrestimit të muslimanëve të Shkupit, cubat e reparteve të antiterrorit në Tiranë kishin shoqëruar në repartet e policisë dy hoxhallarë të cilët kishin mosmarrëveshje punësimi me kryetarin e Komunitetit Musliman, Selim Muçën. Selimi i cili nuk ja dilte dot të punësuarëve të tij me mjete ligjore, i kishte shpallur ekstremistë dhe sakaq kishte telefonuar antiterrorin që ishte i papunë prej javësh, për të ujdisur hoxhallarët e pabindur. Po i njëjti antiterror arrestoi për mbajtje tritoli në shtëpinë e tij edhe një besimtar musliman para pak ditësh. Personi në fjalë që ishte musliman që falej në xhaminë e Dine Hoxhës, u klasifikua nga SHISH-i dhe antiterrori në mënyrë automatike si terrorist, pasi në Shqipëri nëse të bie rasti që të falesh në xhami dhe të mbash armë pa leje, ligjet që janë ngrehur që nga koha e Bushit të implikojnë automatikisht në terrorist.
Përleshjet me Islamin në Shqipëri ishin prezente edhe jashtë xhamive dhe rrethit të besimtarëve muslimanë gjatë muajit Prill. E keqja islamike kësaj radhe lidhej me Turqinë dhe deklaratën që doktor Berisha bëri në Ankara në 6 prill 2012 kur i deklaroi kryministrit turk se turqit kanë gjak shqiptar. Kjo deklaratë që në dukje, dukej si zbulim i një gjenetisti shqiptaromadh i cili kishte zbuluar që kryeministri i bardhë i Turqisë mund të jëtë me origjinë shqiptare (ashtu siç shqiptaromëdhejtë e Tiranës kanë zbuluar origjinën shqiptare të Napoleonit, Aleksandrit të Madh, Papë Urbanit I, Bushit dhe të Budës), mjaftoi për të xhindosur një hordhi kaurësh në faqet e shtypit shqiptar. Ata mallkuan, shanë e ofenduan kryeministrin i cili pati guximin që t’ju ndyejë, qoftë edhe vetëm me një fjali gjakun e pastër arbëror kaurëve të Shqipërisë me gjakun arabo-turk të Anadollit. Vllehë e katolikë që nga Piro Misha, Fatos Tarifa, Ilir Dardani, Preç Zogaj, Romeo Gurakuqi, Alfred Lela, Kiço Blushi etj ishin disa nga ata shumë gjakpastër të cilët iu lëshuan vënçe deklaratës së malokut Salih për vëllazërinë shqiptaro-turke.[1] Në aradhën e kaurëve që merrnin hak kundër Islamit u lëshua edhe Arlinda Dudaj, administratorka e Universitetit Marin Barleti në Tiranë. Tamam si Marin Barleti i cili me librin e tij të Skënderbeut morri hak kundër barbarëve muhamedanë turq kur lavdëronte princin sllav të Epirit Skënderbeun, edhe Arlinda kishte vendosur që të hakmerrej me muhamedanët e Shqipërisë si Marini shekuj më parë. Ajo shpalli botërisht në mediat e Tiranës se do të botonte Versetet Satanike dhe për këtë ndoshta kontaktoi edhe cubat e antiterrorit për ti dhënë mbrojtje fizike nga ndonjë musliman që mund të ndjehej i fyer dhe kërkonte vetëgjyqësi. Por si për dreq, Ardian Klosi, përkthyesi që Arlinda kishte rekrutuar për të bërë këtë kryqëzatë ofendimesh, ndërsa ishte duke përkthyer shejtanllëqet e Selman Ruzhdisë, largëqofti i morri mendtë dhe e bëri që të vrasë veten.
3.
Arrestimi i shqiptarëve muslimanë dhe deklarimi i tyre si terroristë edhe pse fillimisht e tronditi opinionin publik shqiptar në Maqedoni, nuk e theu dinjitetin e shqiptarëve. Në mbështetje të tyre dolën shqiptarët e diasporës. Forumi Shqiptar i Kanadasë dhe disa organizata të tjera, e pas tyre Dioguardi denoncuan brutalitetin e qeverisë maqedone dhe kërkuan ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për ti vënë fre dhunës qeveritare maqedone. Një ditë pas kësaj mbështetje publike, pas faljes së xhumasë të datës 4 maj, muslimanët shkupjanë duke valëvitur sanxhaku sherifin e pejgamberit, e flamuj turq, arabë e shqiptarë e duke brohoritur Allahu Ekber u lëshuan në rrugët e Shkupit. Ata akuzuan liderët e dy partive më të mëdha shqiptare, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për tradhëtarë. Parakaluan përpara komunës së Çairit ku goditën me gurë zyrën e BDI-istit Izet Mexhiti që u solli Skënderbeun e Pjetër Bogdanin në Shkup, e brohoritën “Shqiptarët janë vetëm mysliman dhe jo terroristë”.
Protesta e datës 4 maj e tronditi dhe e gjeti gafil establishmentin e Shkupit por edhe më gjerë. Qeveria maqedone që u tmerrua nga zemërata islame e shqiptarëve i lëshoi shumicën e të arrestuarëve të cilët më herët i kishte shpallur terroristë. Gratë, plakat, vajzat e reja me shami e burrat që ishin rrahur e poshtëruar sikur të ishin vrasës nisën të tregojnë keqtrajtimet që policia kishte ushtruar mbi ata. Të arrestuarit ishin dhunuar, i kishin pyetur a falen në xhami, pse kishin literaturë islame dhe pse mbanin mjekra dhe shami. Por pasi ishin të pafaj i kishin lëshuar.
Diskreditimi i pretendimit të terrorizmit islamik i tronditi edhe qarqet islamofobe shqiptare të cilat nga këto protesta panë sesa të huaj dhe të padëshiruar janë për shqiptarët muslimanë. Protesta e 4 majit e cila u urganizua në mënyrë inviduale e vullnetare nëpërmjet facebookut ishte një reaksion popullor i nxitur nga urrejtja ndaj pushtetit anti-islamik mbi shqiptarët. Tamam si në revolucionet arabe, shqiptarët e shtypur, përbuzur dhe ofenduar nga islamofobët maqedonë dhe shqiptarë, nuk iu drejtuan pushtetarëve të tyre për ndihmë. Por si në Tunizi dhe në Egjipt me hoxhallarët në krye dolën nëpër rrugë duke protestuar kundër islamofobisë publike dhe kërkuar ndihmë nga Allahu. Ata protestuan kundër Gruevskit e Jankullovskës, kundër PDSH-së, BDI-së, Ali Ahmetit, Arben Xhaferrit, Menduh Thaçit, Izet Mexhitit dhe të gjithë klasës së korruptuar të pushtetarëve shqiptare në Maqedoni të cilët janë bërë palë me ortodoksët maqedonë dhe po katolicizojnë institucionet e shqiptarëve. Muslimanët protestuan kundër korrupsionit të PDSH-së dhe BDI-së, kundër përbuzjes që ata tregojnë ndaj Islamit dhe bërjes së tyre palë me fondamentalistët e krishterë maqedonë.
4.
Protesta e Shkupit pati jehonë në të gjithë Ballkanin por edhe më gjerë. Mediat ndërkombëtare treguan sesi në rrugët e Shkupit protestonin muslimanë të ofenduar si ata që rrëzuan Mubarakun dhe Ben Alinë. Muslimanët e bardhë shkupjan reklamonin me krenari sanxhakun jeshil të profetit dhe çonin gishtin lartë për të dëshmuar në mes të FYROM-it që pretendon se rrjedh nga Aleksandri i Madh, që Allahu është një dhe Muhamedi është profeti i Tij. Këto protesta defiante ndaj qeverisë maqedone i tërbuan kaurët shqiptarë më të cilët maqedonët ndajnë pushtetin e tyre të korruptuar në vite. Arben Xhaferri, projekti i të cilit kërkon deislamizimin e shqiptarëve ishte më i revoltuari. Sejmenët e tij që nga Enver Robelli, Halil Matoshi, Menduh Thaçi, Arsim Zekolli, Ali Cenaj, Arben Llalla etj i fyen protestuesit duke i quajtur arabë, xhihadistë, haxhiqamilë, të pakulturë etj. Halil Matoshi që u ndje i kërcënuar nga defianca islamike e Shkupit kërkoi që politikanët e BDI-së të ndalonin”skenografinë neootomane” dhe “islamin politik”. Kësaj isoje iu bashkangjit edhe palikari i ambasadës amerikane në Shkup, Ramadan Ramadani i cili apeloi që protesta të mos bëhet me parrulla dhe simbole fetare.
Megjithatë islamofobët dhe sejmenët e tyre nuk i dëgjoi kush. Në protestën e dytë që u mbajt të xhumanë e 11 majit, protesta u shtri edhe më gjerë. Shqiptarë, torbeshë e turq dolën në rrugët e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës dhe brohoritën sërisht Allahu Ekber. Valëvitën sanxhakun e profetit, flamujtë e Shqipërisë, Turqisë dhe Arabisë Saudite e përsëritën ritualin e tyre islamik: gjuajtën me gurë komunën e Izet Mexhitit, brohoritën ‘Ubijci’, ‘Nikolla terrorist’, ‘Jankullovska terrorist’, ‘Ali tradhtari’, ‘Shqipëri etnike’, ndërsa në duar mbanin parullën ‘Muslimanët nuk janë terrorist’. Ndryshe nga dëshirat e islamofobëve shqipfolës që kërkonin që protesta të bëhej laike dhe nacionaliste (mundësisht me portretet e katolikëve Nënë Terezës dhe Skënderbeut), ajo u zhvillua me sllogane fetare islame. Muslimanët e lënduar në letrën që i dërguan presidentit Ivanov, ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë treguan që nuk janë terroristë. Ata protestuan kundër ofendimeve që qeveria i bëri popullit islam duke ua ofenduar fenë, dhe kërkuan mbrojten e dinjitetit të motrave besimtare të arrestuara për shkak të besimit.
5.
Protestat që bën muslimanët e Shkupit në këto javë janë një indikator që tregon rritjen e influencës së Islamit në mesin e shqiptarëve. Ato dëshmojnë edhe situatën në të cilën muslimanët shqiptarë jetojnë sot në Ballkan. Ata përbuzen, persekutohen e diskriminohen kudo. Në Tiranë hoxhallarë si Artan Kristo arrestohen vetëm pse ushtrojnë lirinë e fjalës e thonë që ka xhihad. Në Kosovë, Shefqet Krasniqi kërcënohet pse jep verdikte fetar kundër Nënë Terezës, ndërsa Hadith Miftari dhe Armend Kalenderi burgosen vetëm pse janë “vehabi”. Ndërsa në Shkup muslimanët arrestohen toptan, burgosen, akuzohen, fyhen, u thyejnë dyert vetëm pse mbajnë libra islamë në shtëpi. Ndërsa në shkollat e tyre ideologjia nacional-laiciste shqiptare i mëson se duhet të adhurojnë Fan Nolin, Pjetër Bogdanin, Skëndërbeun, Nënë Terezën, Gjergj Fishtën dhe një seri herojshë anti-muslimanë. Në Kosovë dhe Shqipëri ndërsa hixhabi i Nënë Terezës ka pushtuar çdo institucion, motrat muslimane me shami dëbohen pasi janë të jashtëligjshme.
Sllogani utopist i nacionalizmit-laik shqiptar që u përsërit nga Albin Kurti këto ditë në Prishtinë, i cili pretendon se kur shqiptarët do bëjnë shtetin e tyre etnik nuk do vuajnë më, është i rremë. Shqiptarët muslimanë sot po vuajnë njësoj si ata që jetojnë në republikën e Tiranës dhe Prishtinës, ashtu edhe nën pushtetin FYROM-it. Ndërsa në Shkup maqedonët thonë vdekje shqiptarëve dhe u sulmojnë xhamitë, në Tiranë Maks Velo i quan shqiptarët e Maqedonisë radikalë islamikë e minaret e tyre i krahason me raketat e Iranit, ndërsa shoku i tij Edi Rama i jep çelësat e Tiranës Bilejo Dugmes. Kastriot Myftaraj kërkon eleminimin fizik të muslimanëve dhe për këtë kërkon që shteti shqiptar të bëj aleancë me nacionalizmin serb dhe ortodoks. Ndërsa në Prishtinë, titistët si Veton Surroi, Halil Matoshi, Shkëlzen Maliqi dhe Blerim Latifi kërkojnë që muslimanët të rrinë muslimanë minimalistë. Dmth. të falen në shtëpi si lepuj por kur të dalin në rrugë, të ecin në sheshin Nënë Tereza e të pinë raki e hanë mish derri, kur të shkojnë në shkollë të adhurojnë Skënderbeun dhe Pjetër Bogdanin, dhe të paguajnë taksat ndaj qeverive të Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës, më të cilat regjimet islamofobe të paguajnë organet e sigurisë të cilat i arrestojnë dhe abuzojnë për hiçgjë.
Utopia e nacionalizmit-laik shqiptar sot ka dështuar. Kjo gjë u pa në protestat e Maqedonisë ku shqiptarët musliman protestuan me fjalën Allahu Ekber dhe jo me idhujt katolikë të Skënderbeut dhe Terezës. Protestat e Shkupit, Prishtinës, Shkodrës etj tregojnë që hallet e muslimanëve shqiptarë në Ballkan nuk i zgjidh Shqipëria Etnike dhe as shqiptaria laike. Jo më kot protestuesit e Shkupit valëvisnin flamuj turq dhe arab përkrah atij shqiptarit.
Problem për shqiptarët muslimanë sot në Ballkan nuk janë njerëzit që flasin gjuhë të ndryshme nga ata, por, janë fondamentalistët laikë dhe të krishterë që sundojnë sot mbi muslimanët. Kaurët shqipfolës dhe sllavë nuk pranojnë që ti trajtojë muslimanët si shtetas të barabartë. Ua poshtërojnë fenë, nuk i lënë që të mbajnë flamuj, rroba e filma arabë, turq e pakistanezë por i duan që të ngrejnë vetëm flamujt e Krishtërimit. Ata nuk i lënë që të martohen me turq dhe arabë, por i duan që të martohen me katolikë. Muslimanët shqiptarë vuajnë njësoj si nën Shqipërinë komb-shtet ashtu edhe në viset ku sundohen nga jo-shqiptarët ortodoksë. Ata ofendohen njësoj si nga Kastriot Myftaraj e Maks Velo në Tiranë ashtu edhe nga maqedonët në Shkup që thonë Srebrenicë për shqiptarët.
E si mund të shpëtojnë muslimanët shqiptarë nga ky zullum dhe diskriminim që atyre u bëhet? Unë mendoj, se shembullin për këtë e dhanë muslimanët shkupjanë, ata besimtarë me din dhe me iman që i treguan Arben Xhaferrit, Ali Ahmetin, Nikolla Gruevskit, dhe kaurëve të Tiranës e Prishtinës se kush ata janë. Këta muslimanë që nuk janë terroristë por që adhurojnë Zotin e tyre, Allahun, dhe i binden ligjit që Ai i zbriti profetit të Tij 1400 vite më parë dhe nuk kanë turp ta mbrojnë fenë e tyre publikisht janë shpresa e Islamit dhe e shqiptarëve muslimanë në Ballkan. Islami që ata treguan, Islami aktiv, Islami politik, Islami që del jashtë xhamive dhe mbron dinjitetin e muslimanit është solucioni i halleve të shqiptarëve muslimanë në Ballkan. Për këtë Islam, pra për fenë që Zoti më dhuntinë e Tij i dha njerëzimit ja vlen që të punohet dhe sakrifikohet.
[1] Më duhet të korigjoj veten që ndryshe nga ç’kam thënë në një shkrim më herët, në këtë listë nuk hyn Tonin Gjuraj, rektori i universitetit evropian të Tiranës, të cilin e kam akuzuar padrejtësisht në një shkrim më parë. Për këtë edhe i kërkoj ndjesë publike.