Autor: Gen Kelmendi
Politikanët e mëdhenj kanë ide të mëdha.
Pas dorëheqjes se z. Hajredin Kuçit mund të fshihet diçka që ne ende nuk arrijmë ta perceptojmë. Mirëpo unë do t`i sjelli tre (3) shembuj që sipas mendimit tim mund të jenë arsye (politike) për dorëheqjen e z. Kuçit;
1. Ai këtë mund ta ketë bërë me synimin që në zgjedhjet presidenciale ai të kandidohet për President të Republikës së Kosovës, ngase, kur të vijnë zgjedhjet presidenciale ai nuk do të jetë në ndonjë parti politike dhe kjo i mundëson atij që të kandidohet për President.
2. Kjo mund të jetë një skenar i përgatitur mirë duke dashur që nëpërmjet saj ta shpërqendrojnë vëmendjen e publikut dhe medieve nga vrasja e Dino Asanajt, duke dashur ta mbulojnë skenarin e vrasjes së tij dhe ta kthejnë vëmendjen tek ky skenar i ri.
3. Kjo mund të jetë edhe si dëshirë e tij për ambasador në Turqi, ngase ambasadorit aktual Bekim Sejdiu në Turqi është duke i skaduar mandati. Z. Hajredin Kuçi i ka mbaruar studimet në Bilkent, njësoj si Bekim Sejdiu.
Gjithsesi, këto janë vetëm mendimet e mija, ngase mund të jetë edhe ashtu siç deklaroi ai se 'do ti kthehet familjes dhe universitetit'.
Mirëpo unë thashë në fillim se "Politikanët e mëdhenj kanë ide të mëdha". Dhe gjithë kjo nuk mund të ndodhë pa ndonjë arsye.
Dhe një argument shtesë për këtë është fakti se z. Hajredin Kuçi është krahu i djathtë i kryeministrit Thaçi, dhe gjithashtu Adem Graboci është krah i djathtë i kryeministrit Thaçi por i cili ka votuar kundër heqjes së neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, që i bie se z. Grabovci e ka detyruar z. Kuçin të jap dorëheqje në momentin kur ka votuar kundër heqjes së neneve. Pra, nga kjo mund të kuptojmë se tërë ky skenar mund të ketë qenë i përgatitur mirë dhe që përfaqësuesit e lartë të PDK-së kanë dëshiruar që kjo gjë të ndodhë. Dhe mos harroni, në politikë, nuk ka asgjë të 'rastësishme', përveçse asaj i prinë një qellim i caktuar.
Çfarëdo politike të fshihet pas saj, ajo nuk është e dëmshme për ne si shoqëri dhe nuk është e dëmshme për shtetin tonë, ngase ato janë qëllime dhe preferenca personale të një politikani i cili mendon se e ardhmja e tij është në një kahje apo dimension tjetër, mirëpo ne si analist mundohemi që ta analizojmë rrjedhën e një politike apo fenomeni të caktuar, se çfarë fshihet pas saj apo çfarë ‘nuk është thënë në realitet’, në mënyrë që ta sjellim një mendim të qëndrueshëm tek opinion publikë dhe ta njoftojmë atë rreth politikës që zhvillohet prapa skenave.
(Autori është student në Fakultetin Juridik)