Përgatiti: Gen Kelmendi
Shumica e këtij materiali është marr nga intervista me Kryemasonin shqiptar, Maksim Zotaj, dhe këto fjalë janë fjalët e tij dhe bindjet e tij masonike – djallëzore.
1 . Ai thote: Nostradamus (një parashikues) në librin e tij ka shkruar: "Në çoftë se shqiptarët, dhe gjuha e tyre, rezistojnë deri në vitin 2000, ata do ta shkruajnë edhe një herë këtë botë, siç dinë ata".
Përgjigja ime: "Çmenduri, Nostradamus ka jetuar para mija e mija vjetëve, ndërsa termi "Shqiptar" është përdorur për herë të parë në vitin 1703. Si ka mundësi që ai të ketë folur për ''shqiptarët'' ?
2 . Ai thotë: Zoti fol me numra, se nuk ka kohë të merret me fjalë, por fjalën ja dha njeriu, dhe kjo është e shkruar në të gjitha librat e "shenjtë".
Andaj edhe 9/11 (kullat binjake) janë një shenjë nga Zoti,
Përgjigja ime: Me falni, por nuk kam përgjigje për këtë!! Kjo është çmenduri absolute, as një libër i shenjët nuk thotë që Zoti fol me numra. Ndoshta e ka pasur fjalën për atë "librin e shenjtë" KABHALAH (libër i magjisë masonike) !!!
3 . Ai thotë: ''Bashkëpunimi me vendet tjera heq kufijtë mes shteteve".
Përgjigja ime: Kjo është një nga konceptet e masonerisë, ku nuk ka komb, kombi nuk ekziston, por gjithë njerëzit jetojnë në një tërësi të vetme.
Pra këta mason kanë për qëllim që ta shkatërrojnë kombin shqiptarë, ndërsa ne ende i ''duam'' dhe i ngrehim lartë njerëzit si Rita Ora, Dafina Zeqirin, Adelina Ismailin, 2Po2, Getoar Selimi - Tingulli 3nt, etj..
Shqipëria vend ideal për Masonët ?
Kryemasoni shqiptar, Maksim Zotaj, kur ishte në një mision në Amerikë për tu bërë mjeshtër i masonerisë, thotë për veten e tij: "Joseph Biden, nënkryetari i Amerikës, i cili është pjesë e 13 familjeve të mëdha Masonike, më tha mu: Maksim, ke kujdes sepse unë e njoh Shqipërinë më mirë sesa ti".
Kryemasoni shqiptar, Maksim Zotaj, thotë: "Kur Presidenti Amerikan, George Bush erdhi në Tiran, ai e hoqi kollaren (kravatën), dhe a e dini pse, sepse në konceptet tona masonike qëndron bindja se kur je në punë ti duhesh të dalësh me kollare (kravatë), ndërsa kur të kthehesh në shtëpinë tënde, duhet ta heqësh, Andaj edhe George Bush kur erdhi ne Tiranë e hoqi kollaren (kravatën) ngase e dinte se ka ardhur në shtëpinë e tij, sepse Shqipëria është një vend i shenjtë për të gjithë masonët në botë.
Sekretet e masonëve shqiptar
Maksim Zotaj, kryemasoni shqiptar thotë:
Shqipëria është një nga 8 vendet e shenjta të globit, sepse ka fusha elekto-magnetike krejtësisht të veçantë, nëse do që të kalosh nëpër hapësirë, të kalosh nga një galaktikë në tjetrën, duhesh që gjithsesi të kalosh nga Shqipëria. Por unë s`ta them kur këtë, se si ndodh kjo. Pra koncepti jonë si masonë është që nuk ka gjë që nuk mund të mos e bëjë njeriu. Pra njeri është ''Zot'', andaj edhe Nostradamus arriti që ta parashikonte të ardhmen, dhe kjo ndodhi sepse ai besoi në fuqinë që kishte brenda tij, atë energjinë, pra njeriu nëse do, mund të arrijë gjithçka.
Unë kam një libër, i cili është sekret, i cili mund të më qoj mua 200 vjet përpara, dhe unë s`ta them se si ndodh kjo".
Përgjigja ime: Jemi në shekullin njëzetë e një (21) dhe ky ka këtë lloj bindje ? Që njeriu të udhëtoj 200 vjet para me kohë ? Që njeriu ta parashikoi të ardhmen ? Që njeriu mund të udhëtoj nga njëra galaktikë në tjetrën për një kohë të shkurt ?
Ja pra binduni se çfarë bindje kanë këta dhe në çfarë thërrasin.
Disa nga këto mund edhe të ndodhin, të jenë të vërteta, por kjo arrihet vetëm me një mundësi, jo me energji elektro-magnetike që njeriu ka brenda trupit të tij, por kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet mënyrës mistike, bashkëpunimit me djallin dhe demonët (shejtanet), dhe ata mund ta mundësojnë që ti t`i bësh disa gjëra që për syrin dhe mendjen njerëzore janë "të mbi natyrshme". Por pse nuk e thotë ky këtë, qe kjo arrihet nëpërmjet bashkëpunimit me djallin dhe demonët, dhe të thotë se ne masonët i thërrasim njerëzit qe të bashkëpunojnë me demonët (shejtanët), por thotë se kjo arrihet në mënyrën e energjisë elektro-magnetike që gjendet në trupin e njeriut, gjë që shkenca ja hedh për fytyre këtë teori (nëse i ka mbetur akoma fytyrë).
Pra, të dashur shqiptarë dhe shqiptare, të secilës fe çofshi, musliman apo të krishterë, kuptojeni këtë se masonët thërrasin në ateizëm (mohim te Zotit) dhe thërrasin në bashkëpunim me demonët (shejtanet), andaj, çfarë të lidhë ty me ta ?
Andaj, hiqni dorë nga ta, largohuni nga ta, urrejini dhe përbuzini, ngase këta kanë për qëllim ta shkatërrojnë kombin shqiptar, të na përçajnë dhe mbi të gjithë të na zhdukin identitetin tonë fetar dhe kombëtarë.