Menubar

Analistët që duhet t’i analizojmë (pjesa e dytë)

 

Shkruan: Noli Zhita

 

Reagim ndaj shkrimit të Imer Mushkolaj në gazetën ” Express” me titull “Dhunshëm dhe rrezikshëm “

Myslimanin shqiptar e lufton vetëm një patriotizëm ,ai patriotizëm që iu shua drita në 1999. Ndërsa patriotizmi shqiptar bën luftë vetëm me një fe ,ajo që e cenon identitetin shqiptar.

I nderuar profesor Imer ,

Ju drejtohem për herë të dytë duke ju rikujtuar edhe të parën herë që ju jam drejtuar (me të njëjtën titull) ,duke ju dhënë vërejtjet e mia nga mos argumentimi që bëni nëpër shkrime islamo-fobike.

Trishtimi apo frika për një shqiptar që jeton në shekullin XXI ,duhet të vijë pasi po kalon një dekadë e këtij shekulli dhe shqiptari ende në trojet e veta ka serbin ,grekun ,maqedonin dhe shqipfolësin tradhtar ,së paku kështu e kuptojmë ne .

Kosova është mbushur me OJQ,por derisa analistët të shkruajnë për veprimtarit e tyre ,sa mund të jenë të sakta të dhënat që na japin ,përderisa në muajin e Ramazanit dhe në festën e Bajramit mediet raportuan për organizatat islame se mund të cenojnë sigurinë e shtetit të Kosovës ?!

Ku mbetën organizatat e tjera që nuk u përmendën fare , p.sh “Caritasi” ?

Asnjëherë nuk është monitoruar nga organet kompetente të Kosovës ndihmën që ju bëhet jetimëve dhe strehimoreve të tyre ! Ata dërgojnë për studime në shtete të jashtme shumë studentë dhe nxënës nga jetimoret ,ku fati i tyre mbetet fantom .

”Skenat trishtuese” siç i quani ju qe janë ber nga organizata islame me te vërtet janë identiteti ynë, shamia ishte dhe do te jete identiteti ynë qe për shekuj armiqtë u munduan ta heqin nga libri i identitetit tone por asnjëherë nuk arritën . Atë identitet e mbrojti dhe nena Zahide por e mbrojtën dhe shume nena tjera . Ajo shami është identitet mysliman shqiptar por edhe i krishterë .

Andaj kjo është feja ime dhe identiteti ynë, e nuk do të biem pre e asnjë individi, por e as ndonjë shteti, çfarëdo shteti qoftë ai !

Nëse ndonjë shtet kërkon që unë të zgjas dorë në identitetin tim fetar apo kombëtar, atëherë atij shteti ne i themi se nuk jemi miq të vërtetë !

Islam të vërtetë ka vetëm një, ai që merret nga Kur’ani dhe nga syneti i profetit Muhammed. Ne me këtë jemi edukuar dhe kjo është përcjellë nga gjeneratat e hershme, me këtë u edukua edhe Haxhi Zeka e Sami Frashëri .

Islami tradicional i yni është ai islam që u predikua nga Profeti Muhammed. Është ai islam që urdhëron të mbulohen vajzat, madje, këtë e mbështesim edhe në kushtetutën tonë të Kosovës, ku fëmijës duhet t’ia tregojmë rrugën që mendojmë se është e mirë për ta deri në moshën 18 vjeçare, pas kësaj moshe ai/ajo zgjedh rrugën e vet .

Protestat e organizuara për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë dhe për lejimin e shamive nëpër shkolla, janë nga etika demokratike, ku në ato protesta nuk u shkaktua asnjë ekses i vogël, përveç ku xhemati u sulmua nga disa policë, të cilët mllefin e tyre nuk mund ta kontrollonin. Duke mos harruar se disa policë të tjerë, refuzuan urdhrin e komandantit për ndërhyrje në xhematin që falte namazin .

Nëse kërkesa për xhami është radikalizëm, nëse ndalimi i vijimit të shkollës i vajzave me shami nuk është cenim i të drejtave të njeriut për këtë qeveri, atëherë le ta dijë kjo qeveri se ka hyrë në një rrugë që nuk do të ketë dalje, porse vetëm e poshtëruar dhe e nënçmuar .

Shumë shkrime kam parë nga ju dhe disa gazetarë të tjerë që akuzoni imamët për radikalizëm apo ekstremizëm, por asnjëherë nuk ishit aq trima të dilnit dhe t’i tregonit emrat dhe veprat radikale të tyre. Mjaft mashtruat popullin, bëhu trim !! Nëse imamët cenojnë shtetin tonë, dil haptazi dhe na thuaj emrat e tyre , kush na qenkan ata ..!

Sa i përket vrasjeve në emër të islamit ende nuk është bërë asnjë në shtetin tonë. Pse nuk i themi “Ndal ! “vrasjeve që bëhen në emër të kanunit apo pse nuk i themi “Ndal ! “vëlla vrasjeve që bëhen në Kosovë ?! Sa ja vlen të merreni me “vrasjet në emër të Islamit ” ?!

Nisemi nga thënia juaj që e keni shkruar në fillim të shkrimit dhe e krahasojmë atë me një thënie të vitit 1994 ku Millosheviçi tha :

Imer Mushkolaj : Nuk ka patriotizëm më të madh sesa te luftohen radikalët islamikë në Kosovë !

Sllobodan Milloshevic : Ne jemi gati të flijojmë 300 mijë luftëtarë që ta shkelin islamin nga Sarajeva deri ne Meke !

Këtë ja lejmë lexuesit ta mendojë .