Shkruan: Gen Kelmendi
Kanë filluar të na “lodhin” këta nacionalistët (patriotët) shqiptarë, duke i sharë dhe ofenduar futbollistët tanë. Lërini djemtë të qetë!
“Përpara Shaqiri, Behrami, Xhaka dhe djemtë tjerë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës”!
Më mosrespekt dhe tradhti do të ishte sikur ata të luanin kundër shtetit qe i ka edukuar, rritë, edhe i ka bërë këta që jonë sot!
Mos harroni! Këta shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, edhe këta kanë gjak shqiptari, edhe ata kanë ndjenja kombëtare. Dhe mos harroni se, këta ndoshta kontribuojnë për kombin shqiptarë më shumë se sa të gjithë lojtarët e kombëtares sonë.
Këta yje shqiptarë që luajnë për Zvicrën janë bërë shkas që emri “SHQIPËRI” dhe “SHQIPTAR” të njihet dhe të përhapet në tërë botë, dhe Shaqiri është bërë shkas që në zemër të Gjermanisë të ngrihet flamuri shqiptarë, dhe Behrami është bërë shkas që flamuri shqiptarë të ngrihet nëpër rrugët dhe stadiumet e Italisë, etj.. Tani ne nuk jemi më të huaj dhe ta panjohur ne botë. Dhe, këta djem e kanë japë provimin e tyre, sepse suksesi i tyre është edhe suksesi i gjithë shqiptarëve, dhe për këtë arsye ne duhet që të ndjehemi krenarë me këta djem.
Dhe për fund, këta djem që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, janë djemtë tanë, vëllezërit tanë, dhe këta ma shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen tonë, sepse mund ta merrni me mend se në çfarë gjendje të rëndë dhe në çfarë stresi mund të jenë kur shohin se në u themi atyre “tradhtar, njerëz të shitur” etj., dhe kur ata shohin se si shahen dhe ofendohen nëpër forume dhe media të ndryshme, mund ta merrni me mend se si mund të ndjehen ata....
Për këtë arsye, ata kanë nevojë për përkrahjen dhe mbështetjen tonë. Le të ju tregojmë që ne jemi krenar me ta, pavarësisht se cilat janë arsyet e tyre personale që nuk iu bashkuan kombëtares së Shqipërisë.
Ata kanë nevojë për ne, le ti përkrahim, o vëllezër!!{jathumbnail off}