Kush janë ekstremistët e Ferizajt

 

Shkruan: Gentian Jetishi

 

Parulla ekstremiste antiislame u rikthyen sërish në qytetin e qetë të Ferizajt në mëngjesin e së martës së 9 tetorit, një ditë pas vënies së gurthemelit për xhaminë te posta në Prishtinë . Për herë të parë Ferizaj u trondit nga grafite me parulla të ngjashme antiislame në kohën e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Ferizaj gjatë muajit Maj .

Logjika e grafiteve është shumë orientuese. Autorët e grafiteve të para nuk u vënë asnjëherë para drejtësisë edhe pse ato qenë shënuar në nënkalimin afër xhamisë që monitorohet nga kamerat , padyshim që kjo është motiv për këdo që të zhysë muret, provokoj njerëzit me që nuk pret se do të ndëshkohet .

Grafitet dhe tekstet deri edhe blasfemike i kanë dhënë imazh negativ qytetit të qetë dhe të bukur të Ferizajt. Në fakt ato nuk përfaqësojnë aspak qytetarët e Ferizajt dhe bindjet e tyre gjë që pres përveç reagimit nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Ferizajt vërejte për to të bëjnë edhe organizma tjerë gjegjës në Ferizaj njëjtë si inteligjenca Ferizajase zëshëm të deklarohet kundrejt këtyre zërave ekstremist dhe përçarës.

Mbishkrim i tillë si ‘’Posht Muhameti’’ duhet të jetë bërë nga ndonjë i çmendur ose një shumë i fort guri se nuk ta pranon mendja që një njeri normal nga qytetarët e kulturuar ferizajas do e shkruante një grafit të tillë, në kohën kur bota është tronditur nga protestat kundër blasfemisë ndaj Pejgamberit Muhammed a.s. .

Mbase punë e errët e bërë në errësirë të natës dhe vet bërësit duhet të jenë të errët gjithashtu. Këta lakuriq nate në parullat e tyre provojnë që pas 2012 vitesh të na vënë në pikëpyetje përkushtimin ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij a.s. sikur po i bëka rivalitet kauzës kombëtare. Ky pseudopatriotizëm jo pak herë propagandohet edhe nga individ organizata, parti e lëvizje të ndryshme në Kosovë, mbase edhe këta ekstremist antiislamist mund të jenë inspiruar apo edhe porositur brenda rretheve të tyre për të bërë aktet të tilla vandale duke mos menduar mirë për rrezikun dhe pasojat që mund të prodhohen në vazhdim si reagim ndaj këtyre akteve.

Lakimi i emrit të komandantit legjendar Adem Jashari është përbuzje më e madhe që i bëhet familjes Jashari. Babai i bacës Adem, Shaban Jashari ishte një hoxhë dhe vetë familja Jashari kaloi në amshim duke qenë në kryerjen e ritualit fetar islam atë të agjërimit të Ramazanit. Prandaj njerëzit që pretendojnë se kanë respekt për bacë Ademin, së pari duhet të marrin abdes dhe ta thonë emrin e tij dhe sa herë të përmendin emrin e tij të luten që Zoti ta mëshiroj e të mos karikaturizohen siç në kohët e fundit bëjnë duke u thirr në emër tij për të vënë në pikëpyetje elementin fetar.

Ekstremistë nuk e kanë vendin në Ferizaj.

Ata që nuk e respektojnë Muhammedin a.s. nuk e kanë vendin në Ferizaj.

Ata që nuk e njohin mirë familjen e Adem Jasharit nuk e kanë vendin në Ferizaj .

Le të dirgjen në burgje, le të arratisen por jo qytetin kaq të bukur dhe të mirë të Ferizajt ta shndërrojnë në arenë ekstremistësh mbase kush e di edhe konflikte të përmasave të parashikueshme se është e qartë se idetë që i vërejmë nga biseda direkte apo virtuale nuk janë formësuar rastësisht. E qartë që këto grafite janë prodhim i individëve mirë të indokrtinar kundër fesë Islame, nga grupe individësh që shtiren si patriote e që qartë se nuk janë aspak patriotike apo të paktën jo patriotike si familja kombëtare dhe fetare e Jasharajve.