Shkruan: Ulvi Fejzullahu
Gazetat elektronike na informuan për shqiptarin e parë nga Kosova i cili humbi jetën në luftimet në Siri. Pak a shumë lexova lajmin por nuk munda pa u duruar edhe pa i dhënë një sy edhe disa komenteve. Çka me pa lloj lloj “bulmeti”. Komentet prej ma të ndryshmeve, por i dhashë gajret vetes: mos u habit se çdo njëri e nxjerrë atë që e ka brenda në zemër.
Naman Demolli ka bërë një zgjedhje burrërore kur ai ka luftuar në luftën e Kosovës për të drejtat e popullit të vet, si shumë luftëtarë tjerë, por ka dashur Allahu që ai të jetoj edhe pasi që është plagosur në malet e Kosovës. Të them të drejtën këtë djalë më duket që po e kujtoj në dy raste; njërën, kur pas një namazi në Xhaminë e madhe në Prishtinë mu afrua dhe më dha selam, dhe e dyta kur vendosi perin e themelit për xhaminë në Prishtinë këtë e dhanë edhe televizionet.
Pse Naman Demolli në Siri?
Po pse dikujt me i interesuar puna, vullneti dhe dëshira e tjetrit!
Është për habi për të lexuar apo dëgjuar mediokritetin e shumë kujt “që se dinë se nuk po din”. Kjo punë është e thjeshtë bre burra. Jo shumë larg vite shqiptarët ishin viktimë e një regjimi të poshtër; dhe ndryshe nuk bëri vetëm se me luftë me shporrë, dhe në këtë luftë për liri u solidarizuan edhe shtete e grupe ndërkombëtare për t’i dal në ndihmë popullit tonë. Sot shqiptarët e politikanët janë mirënjohës ndaj botës që ndihmuan me pasuri, armë dhe me jetë.
Tani, tash e 18 muaj jemi dëshmitarë të një regjimi edhe shumë herë ma i egër se ai ndaj shqiptarëve, që sot regjim Sirian po e masakron popullin. Me mijëra janë mbytur, masakruar, torturuar, me mijëra gra janë dhunuar, me qindra fëmijë janë mbytur, një e katërta e vendbanimeve të Sirisë është shkatërruar. Këtë gjenocid po e dënojnë shtetet, organizatat, kombet. Dhe shtetet e mëdha kanë hapur mundësinë për ta ndihmuar ushtrinë e lirë Siriane, po ndihmohet në shumë drejtime. Mbrëmë dëgjova një analizë se nga Britani a madhe kanë udhëtuar mbi 100 vullnetarë.
Ky popull është më se i nevojshëm për t’u ndihmuar nëpërmjet ushtrisë së lirë dhe kjo po bëhet haptas, këtë nevojë të tyre e kuptojnë më së miri ata të cilët kanë vuajtur, si populli jonë.
Edhe Namani, padyshim që ka ndier veten hisedarë për ti ndihmuar vëllezërit e vetë në Islam, motivimi i tij imanorë në rastin e parë për popullin e vetë dhe tani për lirinë e popullit Sirian ka bërë që të jetë pjesëtarë i ushtrisë së lirë Siriane.
Caktimi i Allahut të Lartësuar paska qenë që ai në këtë luftë të vritet. Ne shpresojmë te Allahu dhe i lutemi Atij, që Namani Demolli të jetë prej dëshmorëve dhe t’i fitoj shpërblimet e privilegjet si (argumentet fetare na mësojnë se):
- Do t’i falen të gjitha gabimet që në currilën e parë të gjakut që derdh;
- do t’i tregohet vendi i vet në Xhenet;
- do të zbukurohet me stolitë e imanit;
- do të martohet me hyritë e symëdha.
- do të ruhet e sigurohet prej ndëshkimit të varrit;
- do të jetë i qetë dhe i sigurt Ditën e Tmerrit të madh (Kijametit);
- mbi kokën e tij do të vendoset kurora e fisnikërisë dhe urtësisë, një smerald i së cilës është më e mirë se dynjaja dhe gjithë ç’ka në të;
- do të martohet me shtatëdhjetë e dy hyri sybukura;
- do t’i jepet leje të ndërmjetësojë për shtatëdhjetë të afërm të tij.”
Allahu im! Fale dhe mëshiroje Namanin, sakrificën e tij vlerësoje dhe llogarite prej dëshmorëve.
Allahu im! Popullit Sirian shpejtoja lirinë, pushtetin qafirë besharian shkatërroje. O Allah më bë rriskë sinqeritetit në jetën time.
Krejt në fund, mos pyet pse Namani në Siri, por pyete veten: unë ku jam!