Shehidët e Sirisë heroike

 

 

Shkruan: Burim Sogojeva

 

All-llahu Bujar na tregon në Kur'anin fisnik, ndër të tjera tek 2,216 se ka gjëra që ne i urrejmë por se që janë të mira për neve, kështu që inshaAll-llah edhe kjo gjakderdhje e vëllezërve e motrave tona muslimane në Siri është e tillë për të gjithë.

Për më tepër lexojeni edhe shkrimin e mëparshëm Hajri nga e urryera.

Në videoskenat e bashkëngjitura në fund të kësaj shkrese ka skena rrëqethëse, të vuajtjeve të vëllezërve e motrave tona muslimane në Siri, nga Asadi gjakpirës. Duhet ta dimë se muslimanët po vriten nga një jomusliman përkatësisht jobesimtar, meqë Asadi edhe pse është arab ai është idhujtar/pagan, pra i përket sektit alavi, të cilët e adhurojnë Aliun - kalifin e katërt - si Zot Mëshirëplotë. Për më tepër shikojeni edhe ligjëratën e Hoxhës së nderuar Irfan Salihu.

Le t'i shikoj këto inçizime veç kush ka zemër të fortë e KURRËSESI FËMIJËT, duke u lutur që të gjithë ata vëllezër e motra që po vriten nga Asad Millosheviqi t'i pranoj Krijuesi Mëshirëplotë si shehid! Amin.

Shumë prekëse është ngjarja e një nëne të cilës i vritet fëmija i saj i vogël dhe ajo gëzohet duhet thënë El-hamdul-il-lah që më ra fëmija shehid.

SubhanAll-llah! SubhanAll-llah!

Ja se çka thotë All-llahu i Lartësuar në Kur'an për shehidët, ndër të tjera:

2,154: Dhe mos thoni për ata që vriten NË RRUGËN E ALL-LLAHUT SE JANË TË VDEKUR! JO! ATA JANË TË GJALË, ndonëse ju nuk e ndjeni!

3,169: Kurrsesi mos i quani TË VDEKUR ATA QË JANË VRARË NË RRUGËN E ALL-LLAHUT. JO, JANË TË GJALLË, DUKE U USHQYER TE ZOTI I TYRE.

Pastaj All-llahu i Lartësuar na ngushëllon në raste të tilla edhe si vijon:

2,177: Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson All-llahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; E ATYRE QË DUROJNË NË KOHË skamjeje, sëmundjeje dhe LUFTE. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë All-llahun.

4,104: ... Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si

 

edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej All-llahut atë që ata nuk e shpresojnë. All-llahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

48,22: Nëse mohuesit nisen në luftë kundër jush, me siguri që ata do të ikin dhe pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.

Natyrisht se këto vargje i kushtohen jo veç vëllezërve e motrave tona në Siri por se edhe atyre në Palestinën e bekuar sikurse çdo kund tjetër ku frymon Islami dhe ku thuhet le ilahe il’All-llah, Muhammeden resul’All-llah!

Të gjitha lavdet, lavditë, madhështitë e falënderimet i takojnë Zotit tonë MADHËSHTOR, që na ka bërë prej muslimanëve!

Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!