Shamia dhe mjekra

 

Shkruan: Burim Sogojeva

 

Po jetojmë në një kohë, kur mjekra e një rabini jehudi apo e një prifti ortodoks e sidomos e babadimrit/të ashtuquajturit shën Nikolla, nuk e pengon askënd, porse e një Hoxhe e sidomos e një djali të ri që dëshiron ta praktikojë fenë e vetme të pranuar nga Allahu Bujar (Kur'an 3,19; 3,85; 21,92 dhe 23,52) po.

Po ashtu shamia e një murgeshe apo konkretisht e Gonxhe Bojaxhiut = “Nënës Terezë” nuk e pengon askënd, porse e nënave dhe motrave tona muslimane, të cilat duan t’i nënshtrohen urdhrit të Allahut Përdëllimtar po.

Çfarë paradoksi e absurditeti i klasës së parë.

Ajo që për obligimin e mbulesës së femrës përshkruhet p.sh. në Kur'an 24,30-31 dhe 33,55+59 ngjashëm gjendet edhe në Bibël përkatësisht në Dhiatën e re përkatësisht në Inxhil/Ungjillin e të krishterëve te Letra e parë e Korintasëve 11,5-6 + 13-6. Pikërisht nga kjo edhe ka mbetur mbulesa e të ashtuquajturave motra të nderit, të cilat pak apo aspak nuk dallojnë nga një muslimane e mbuluar, sikur që shihet nga fotografitë e mëposhtme.

Pra shikojeni aty mbulesën e motrave muslimane; pastaj murgeshave, e konkretisht edhe të asaj serbes Veselinka Zastavnikoviq, ish-gruas së ish-kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, e cila jeton në manastirin ortodoks të Pejës; pastaj një fotografi nga Vjena e vitit 1916, ku shihet një grua katolike aristokrate, pra e shtresës së lartë e të ngritur të pushtetarëve madje me ferexhe.

Aty gjithashtu mund të shikohen edhe mjekrat e muslimanëve, të krishterëve dhe jehudëve.

Kështu që edhe pse sot rrallë ndodh kjo gjë, nuk është çudi kur njeriu sheh fotografi të grave jomuslimane të mbuluara e sidomos pikturat që ia bëjnë të krishterët Merjemes alejhas-selam, të cilat pothuajse të gjitha janë me mbulesë. Kjo për faktin se shamia përkatësisht mbulesa për femrën nuk është obligim vetëm prej se ekziston Kur'ani, porse ka qenë gjithmonë edhe në librat e mëparshëm të shpallur nga Zoti i Plotfuqishëm. E tjetër gjë është fakti që njerëzit gjithmonë janë larguar nga parimet Islame (të nënshtrimit ndaj Allahut Bujar) dhe kanë devijuar në errësirën e shejtanit të mallkuar.

Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut Madhështor qofshin me ju!

{gallery}/images/stories/shembulli/zfotoshtese/mjekrashamia{/gallery}