Hoxhë Enes Goga
"Disa politikanë dhe deputet të Parlamentit të Kosovës dalin dhe po thonë se hoxhallarët po ua shpërlajnë trurin njerëzve "këta janë maniakë", dhe pas kësaj nuk kërkojnë falje për këto sulme dhe akuza, dhe pastaj përsëri del në TV dhe thotë "Unë mirë e kam pasur, këta janë maniakë".
Qenka bërë "problem i madh" pse një hoxhë i madh, i nderuar dhe i respektuar në vendin tonë ka thënë qe "Viti i Ri nuk është festë e jona dhe nuk duhet me respektu". Por këtë e thonë të gjithë hoxhallarët e nuk e thotë vetëm ai, këtë e kanë thënë edhe para tij.
Nëse ne thirremi në respektimin e të drejtës së shprehjes, atëherë sikurse që ti ke të drejtë ta festosh Haloween-in , Shën Valentinin etj.. ashtu edhe ne e kemi të drejtën e shprehjes dhe të them se për ne si muslimanë këto festa nuk kanë rëndësi të madhe.
Unë nuk dua që t’i kontribuoj këtij debati që t'i shtohen polemikat dhe debatet më shumë, por ne jemi të interesuar që t’i ndajmë rolet tona.
Parlamenti i Kosovës nuk është referencë e jona, nuk duhet të na mësoj Parlamenti i Kosovës neve fenë, se a duhet me festu Vitin e Ri apo jo.
Nëse parimet tona fetare për dikë janë ekstreme, atëherë ky është qëndrimi jonë, këto janë parimet tona, dhe ne qëndrimet tona i mbështesim në Kuran, ne referencë e kemi Kuranin, ne referencë e kemi Muhamedi [alejhi Selam], dhe ne nuk mundemi me e pyet një deputet të Parlamentit të Kosovës se si duhet me e kuptu fenë.
Ne nuk i nënshtrohemi klasës politike e cila manipulon me termat e cila kinse kërkon një "Islam tradicional", por realisht edhe ne jemi te interesuar për Islamin tradicional, dhe nuk jemi të interesuar ta sjellim një Islam tjetër, por vetëm Islamin tradicional, Islamin burimor, që referencë e ka Kuranin dhe mësimet e Muhamedit. Por ne nuk mundemi që Kuranin dhe fjalët e Muhamedit me na sqaru Parlamenti i Kosovës apo filan deputeti.
Ne nuk kemi problem me asnjë subjekt politik, ne nuk duhet që të armiqësohemi, por ne kemi problem me individë. Sigurisht që partitë që këta individë u takojnë atyre, duhet që të dalin me qëndrime, me reagime. Pra ne nuk kemi problem me asnjë parti politike, sepse ne jemi një, ne jemi vëllezër dhe të gjithë i shërbejmë këtij shteti, dhe nuk duhet që të armiqësohemi, por të sqarohemi dhe ti ndajmë rolet dhe detyrat tona.
Ne nuk duhet të mërzitemi shumë kur dëgjojmë kësi lloj deklarata nga deputetet e Kosovës, qe sipas tij të gjithë muslimanët e Kosovës të cilët nuk pranojnë të kenë festa të tjera pos dy Bajrameve, qenkan maniakë.
Unë nuk dua ta mbroj hoxhën e nderuar, hoxhë Shefqetin, por unë jam duke e mbrojt kauzën e tij. Unë mendoj që sikurse t’i vendosnim në peshore, dhe unë kam argumente për këtë që po flasë, dhe me e mat kontributin e hoxhallarëve dhe kontributin e kësaj elite politike, do të kishte shumë diskrepancë të madhe, dallim të madh.
A mos janë hoxhallarët pjesë e tenderëve, që tenderi është sinonim i korrupsionit ? A mos janë hoxhallarët të cilët janë bërë milionerë në Kosovë ? A mos janë hoxhallarët që bëjnë shantazhe dhe pazare ? A mos janë hoxhallarët që janë në faqe të parë te gazetave ?
Unë nuk dua t’i përgjithësoj, nuk them se të gjithë politikanët janë njësojë, por këtë e them për ata të cilët kanë urrejtje dhe averzitet ndaj Islamit, dhe nuk mundet që të dal publikisht kundër Islamit, atëherë i bie në krye hoxhës, kur shahet hoxha-shahet Islami.
Unë bëjë thirrje që këto debate sporadike "inshaAllah" nuk fillojnë që të bëhen serioze, sepse kjo nuk na shërben neve si shtet, dhe shumë shpejt ne do të jemi para zgjedhjeve Parlamentare, dhe kur të vije momenti i zgjedhjeve të gjithë këta politikanë dhe njerëz të politikës vijnë tek ne dhe lypin vota dhe përkrahje zgjedhore nga ne, por, bëhuni të bindur, ju betohem në Allahun, që, ata të cilët na kanë mbushur hidhërim zemrat tona në natën e Fitër Bajramit (2011) në Parlamentin e Kosovës, ata le të dalin dhe le ti shikojnë incizimet, edhe ky i fundit i cili i shpalli muslimanët "maniakë" , le ti bëjnë hesapet mirë. Ne i njohim ata, e dimë kush janë ata."
Teksti është shkëputur nga video ligjërata e hoxhës Enes Goga, mbajtur më 18 Janar 2013. (http://www.youtube.com/watch?v=73-wkj0pt_g)