Provokimet fillojnë sërish

 

Shkruan:Dr.Shefqet Krasniqi

 

Njomëza, një nxënëse e shquar për suksese, e dalluar për sjellje të mira, e edukuar në një familje me vlera, është personazh i artikullit tonë.

Nuk është personazh imagjinar, nuk është një karakter që e pjell fantazia e mendjes njerëzore, por është një realitet i hidhur i ditëve tona.

Njomëza është vet Njomëza. Është madje ajo Njomëza që e respektonin shumë dhe mburrej e tërë shkolla Faik Konica në Ferizaj me të, por ja që, hë për hë gjërat ndryshuan dhe morën teposhtën, kështu që nga një personazh i dashur, ajo u bë aq e urryer saqë edhe e kanë larguar nga shkolla.

Në mënyrë që të mos mendoni se largimi i saj nga shkolla ka qenë i drejt, pasi që mund të kuptohet sikur ajo ka bërë ndonjë gjë të turpshme, iu them se Njomëza është larguar vetëm për një shkak. Ajo nuk ka braktisur mësimin, nuk është bërë arrogante, nuk ka devijuar në sjellje dhe veprime; faji i saj është se ka vendosur tash kur është në vitin e fundit të shkollës, ta vë mbulesën. Ky vendim i saj ka irrituar arsimtarët, ndërsa ditën kur ishte paraqitur në shkollë për herë të parë me shami, temë dhe lajm kishte qenë vetëm shamia e saj.

Menduan ta “këshillojnë” se kinse dikush po ua mbush mendjen derisa pati të atillë që thanë se duhet larguar fare nga shkolla, dhe kështu u veprua. Shokët dhe shoqet e saj nuk u bezdisën fare nga shamia e saj. Njomëza ishte shumë normale për ta. Ata nuk mendonin njëjtë sikurse arsimtarët. E,  a thua vallë ku është dallimi, pse profesorët të mendojnë ndryshe, ndërsa nxënësit ndryshe, kur ata, që të gjithë, janë të një vendi, të një kombi dhe të një gjuhe e ndoshta edhe të një feje?!

Të nderuar nëse kuptojmë “mëkatin” e Njomëzës, atëherë do ta kuptojmë lehtë arsyen e dallimit mes nxënësve dhe arsimtarëve. Ai “mëkat” është se Njomëza ka vendosur me vetëbindje dhe dëshirë që ta ndryshojë formën e veshjes së saj, ajo i është përgjigjur natyrshmërisë, ajo vetëm ka vënë edhe një rrobë më shumë në trupin e sa, pra nuk është zhveshur, nuk ka lajthitur dhe as që ka sharë a fyer ndokënd. Atje ka shumë vajza që e mbulojnë kokën e tyre, në veçanti gjatë dimrit, nuk është vetëm Njomëza, sikur që ka vajza të cilat gjatë verës ua zbulojnë kërthizën dhe gjokset arsimtarëve, të cilët lëre që kjo fare nuk i pengon, por edhe dëfrehen me të, për të mos thënë, se siç kanë raportuar mediat, edhe tentojnë t’i shfrytëzojnë.

Pra, dallimi mes tyre është se Njomëza këtë mbulesë koke e ka bërë në shenjë respekti dhe përulje ndaj Zotit, Krijuesit të saj dhe të gjithësisë, gjë kjo që i pengon ata që janë edukuar në sistemin komunist e ateist. Ndërsa rinia janë edukuar në sistemin antikomunist dhe për atë edhe dallojnë mes veti si nata me ditën. Sa herë e kam potencuar se ne problemin më të madh e kemi me ateistët, titistët, enveristët, darvinistët e marksistët, ata të cilët ende në shekullin njëzet e një mendojnë se janë stërnipa të majmunëve. E çka pret prej atij njeriu që thotë se i pari i tij është majmun?!

Këta komunistë e ateistë, ani pse Allahu i ka poshtëruar dhe i ka pakësuar në numër, megjithatë ende po mundohen të tregojnë se janë “gjallë”, sikurse Beshari në Siri, por, Vallahi shumë shpejt ka për t’iu ardhur fundi ngase bota e civilizuar, ajo perëndimore dhe lindore, nuk pranojnë njerëz të pafe, nuk i duan ata. Ata nuk i do as toka e as qielli, ata i do vetëm xhehenemi, të mjerët ata për shpirtin e tyre.

Sikur në fatkeqësinë e Njomëzës nuk mjaftoi vetëm personeli shkollor, por atyre iu bashkua edhe Kuvendi Komunal i Ferizajit, duke e përjashtuar nxënësen e tyre të cilën për dymbëdhjetë vite e mësuan. Turp e marrëzi. Ka për t’i mallkuar Zoti nga lart dhe njerëzit nga poshtë.

Drejtori i Arsimit në KK- Ferizaj, Agim Berisha, në mënyrë ironike sqaron për gazetën Express se maturantes i është ndaluar  hyrja në shkollë me veshjen që bartë aktualisht, çka do të thotë se po që se ajo zhvishet, ia tregon Agimit kërthizën, ai i buzëqeshur do t’i thotë je e mirëseardhur në shkollë. Bile ai shkoi edhe më larg kur tha për maturanten janë tri rrugë; të vijë në shkollë pa mbulesë, të regjistrohet në shkollat e mesme përkatëse që janë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan ose ta marrë shkollën me provime në klasë. “Por edhe në këtë rast ajo nuk mund të vijë në provime me mbulesë”, sqaron Berisha. Çka sipas tij Komuna e Gjilanit dhe Mitrovicës i paska shkelë normat ligjore të shtetit, ndërsa Ferizaji jo.

Nuk ka faj ai, nuk ka faj as drejtori i shkollës. Ka faj Qeveria, ka faj Ministria e Arsimit. Kemi faj ne që ua kemi dhënë votat këtyre ateistëve dhe i kemi vënë në këto pozita. Allahut i mbështetemi dhe tek Ai e drejtojmë ankesën dhe hallin tonë! Ai është i Madh, sheh dhe dëgjon, Ai merr hak.