Shkruan: Mr. Talha Kurtishi
Keq i ke punët nëse e vetmja rrugë për të vërtetuar ekzistencën tënde është sulmi ndaj të tjerëve. Si duket ashtu mendojnë, madje edhe veprojnë shumë nga fqinjët tanë maqedonas. Mënyra e vetme se si ata mundohen ta tejkalojnë situatën e vështirë me boshtet e identitetit është sulmi, ai fizik, ndaj shqiptarëve. Në atë eufori me elemente ti skizofrenisë ata nën emëruesin armik identifikojnë shqiptarët pas të cilëve vijnë edhe muslimanët në përgjithësi.
Mendojnë se nëse na premtojnë se shqiptari i “mirë është ai i vdekuri”, nëse godasin fëmijë dhe të pafuqishëm, nëse alarmojnë se dikush ka brohoritur Allahu Ekber problemet e tyre do të zhduken dhe përnjëherë do të bëhen më homogjen dhe më të vetëdijesuar si maqedonas. Por puna nuk po ju ec lehtë. Emri nuk pranohet, kombi mohohet, kisha shpallet si jo kanonike, ende janë problemet kryesore të cilëve nuk u shihet fundi.
Problemi juaj nuk do të zgjidhet deri sa të vetëdijesoheni se prosperiteti i një populli varet nga mënyra se si i trajton të tjerët. Realiteti është i tillë. Ne muslimanët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti jemi autokton në këtë copë të tokës dhe nën këtë qiell. Këtë assesi mos e harroni. Pushtetarët shpeshherë na porosisin se dielli lind njëjtë për të gjithë por realiteti është se doze e madhe e urrejtjes dhe jotolerancës është evidente në mënyrën se si i qaseni këtij realiteti.
Qëndrimi i tyre është i qartë dhe si i tillë në këtë kontekst të zhvillimit të tyre historik është ndoshta i pakuptueshëm por është realitet. Është fakt se nuk na duan edhe pse e pranojmë shtetin e tyre, kombin e tyre, gjuhën e tyre...
Është një urrejtje e pakuptimtë e cila nuk u ka hije popujve që pretendojnë se janë në shkallë të lartë të vetëdijes. Por ne çfarë duhet të bëjmë. Protestat janë mënyrë për të shprehur zëshëm dhe në mënyrë eksplicite atë që e mendojmë. Ato janë zëri i arsyes dhe shenja e gjallërisë të një bashkësie dhe populli. Por efekti i tyre në shoqërinë tonë është afatshkurtër dhe nuk i zgjidh problemet. Problemet, sipas meje, në mënyrë rrënjësore do të zgjidhen nëse ne aktivisht veprojmë duke i pasur parasysh elementet në vijim:
Fillimisht duhet të na gëzojë fakti se dikush merret me neve. Kjo është shenjë se ende jemi të gjallë dhe si të tillë u shkaktojmë shqetësime dhe nervozizëm atyre që nuk na duan. Detyra jonë është që të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të kultivojmë personalitet të bashkësisë dhe popullit që nuk bëjnë padrejtësi, që dinë të bashkëjetojnë, që janë krenar dhe që nuk pranojnë që dikush të merr guximin dhe të nëpërkëmb shenjtëritë e tyre.
E dyta është fakti se imponimi ynë si fakt të pamohueshëm në këtë shtet është i lidhur ngushtë me kohezionin e brendshëm dhe unitetin real. Sipas meje ai nuk mund të realizohet nëse nuk promovohen dhe zbatohen vlerat e larta që burojnë nga vetëdija fetare dhe ajo kombëtare. Është fakt se çdoherë do të kemi viruse dhe trupa të huaj të instaluar brenda vetës tonë por nëse e promovojmë dhe zbatojmë drejtësinë, insistimin në cilësi e jo në afërsi, nëse respektohen kontributet dhe hapen dyert për forcat e reja dhe iniciativat e mirëfillta, nëse interesi material minimizohet dhe rritet deri në maksimum interesi kolektiv, ndikimi i tyre do të jetë minor. Me fjalë tjera qentë do lehin por karvani do ec përpara.
Zhvillimi jonë në gjitha rrafshet është parakusht i forcës e cila pastaj doemos do të reflektojë edhe respektin nga të tjerët. Nëse parimet e veprimtarisë sonë janë besnikëria dhe aftësia atëherë dy hapat e para drejt zhvillimit vetëm se janë hedhur. Nuk duhet të lejojmë që partizimi dhe interesat e ngushta grupore (të çfarëdo kategorie) të ndikojnë në dy motorët lëvizës të progresit arsimi dhe zhvillimi ekonomik.
Një popull që humb vlerat morale është në buzë të humnerës. Ruajtja e vlerave morale siguron ruajtjen e boshtit kurrizor të ekzistencës dhe ardhmërisë. Pa ardhmëri është ai popull që anashkalon ruajtjen e kodit moral të cilin do ta kisha quajtur kodi i mbijetesës në këto kohëra të vështira. Popull pa besë, i zhytur në imoralitet, që helmon ardhmërinë e tij, që shkatërron qelizën esenciale të shoqërisë-familjen, që nuk jetëson humanitetin dhe solidaritetin, që jeton sipas modeleve të huaja, që arsyeton dhe pranon degjenerimet si diçka normale, që jeton nga ryshfeti, që gëzohet nëse mashtron dikë, që paaftësinë e tij për të fituar në mënyrë legjitime e merr si pretekst për veprime të ndaluara, që toleron prostitucionin dhe tregtinë me drogë, që stimulon blerje të diplomave, që ushqen korrupsionin etj. nuk ka perspektivë. Riaktualizimi i moralit si një parakusht i zhvillimit është i domosdoshëm.
Me këto parakushte rrënjët tona në këtë tokë do të janë më të thella, degët tona do të zgjaten më lartë drejtë qiellit dhe do jemi më frutdhënës, pa marr parasysh komplotet, tradhtitë, pazarllëqet, denigrimet me të cilët do të mundohen të na poshtërojnë.
Ndoshta dikush do të thotë është lehtë për të shkruar por vështirë për të zbatuar por ja që e shkrova me qëllim të përkujtoj.
Qofshim nën kujdesin e Allahut, Zotit të gjithësisë- Amin./albislam/