Jo leximit të Kuranit !!!

 

Shkruan: Ulvi Fejzullahu

 

Para pak minutave dëgjova ngjarjen e ushtarëve të FSK-së në Rijad, si pjesëmarrës me Agim Çekun. Ky i fundit nuk i lejoi ushtarët për pjesëmarrje dhe kërkoi për këtë, mirëkuptim. Por ja dy ushtarë bëhen të “padisiplinuar” dhe marrin pjesë. Tani do të merren masa kundër dy ushtarëve që shkuan për të lexuar Kuran.

Allah, Allah!

Kjo çka po ndodhë nuk donë koment!!

(Tani, do të pasojnë komentet, analizat, sqarimet prej ma të ndryshmëve: u dashtë, nuk u dashtë, kanë gabuar e s’kanë gabuar, jo janë ushtarë s’ka punë feja... etj.)

Të nderuar!

Jam i mllefosur me këtë ngjarje, por jam i qetë dhe kam parasysh se çka po them:

Vërtetë ne (disa prej neve shqiptarëve) nuk vyejmë për asgjë. Vërtetë disa janë mbeturina e fekale që edhe pas varrimit të tyre i vjen era qelbësirë. Vërtetë disa të shkolluar që po prinë në lëmi të ndryshme janë bërlloku i poshtërsive e paturpësive. Vërtetë disa personalitete në qeveri, ushtri, parlament, e gjetiu janë si bagëtia, jo vetëm kaq por edhe ma zi.

Ooooo kokë zbrazur ndaluni dhe mendoni pak, se vallahi nuk jeni në “tokë t’bukës”.

Sikur të kishin marr pjesë në ndonjë garë të reizilhonës: si gara për raki kush po pinë ma shumë, e kush po bën zina (kurvëri), e këso lloj marifetesh, sigurisht që do t’i duartrokitshin e lavdëroheshin, ndoshta edhe do të dekoroheshin.

Vallahi këta islamofob me këso veprime kanë një përfundim shumë të keq dhe të shpejtë.

Të gjithë ata që kanë nëpërkëmbur Kuranin dhe lexuesit e tij kanë përfunduar në pisllëqet e dynjasë.

O Allah, nëse në diturinë Tënde këta tipa e kanë udhëzimin, udhëzoj; nëse është e kundërta thyejua qafën sa më shpejtë, e rehatoje popullin tonë prej këtyre.

O Allah, bëje Kuranin të dashur në zemrat tona dhe zemrat e ushtarëve të FSK-së.

O Allah, këta dy ushtarë që kanë marrë pjesë në këtë garë nderoi, lartësoj dhe forcoi në udhëzim. Vërtetë me këta dy veta po ndihem personalisht krenar.