Shkruan: Enklid Pelari
Në këtë artikull nuk synojmë të flasim për këtë komunitet pa komunitet, por të analizojmë precedentët e rrezikshme që krijon promovimi i këtij kazusi në shoqëri. Para disa ditësh të gjithë si shoqëri u tronditem nga rastet e njëpasnjëshme të pedofilisë. Ajo që vlen të përmendet është fakti se disa sociologë të nderuar teksa po trajtonin fenomenin, si pa dashur dolën në mbrojtje të pedofilëve duke e konsideruar atë si një sëmundje të lindur apo të përftuar gjatë jetës dhe që personat në fjalë e kanë nevojë biologjike kryerjen e marrëdhënieve me të mitur.
Në fakt ata kanë të drejtë në një pikë, sepse logjika psiko-sociologjike i trajton të gjitha sëmundjet seksuale si identitare, pra Pedofiline, Homosekualitetin, Zoofiline, Nekrofiline, etj. Në këtë kontekst logjika të çon përballë faktit se të gjitha këto sëmundje qëndrojnë të binjakëzuara dhe nëse ligji apo shoqëria do favorizojë njërën prej tyre, atëherë së paku i ka hapur ose duhet t’ia hap derën të gjitha të tjerave. Pra si pedofilët, si zoofilët, si homoseksualët etj duhet te trajtohen si te semure qe duhen mbajtur “afer’’ nga shoqeria dhe jo si kriminele qe duhen “izoluar”. Prandaj logjika e thjeshtë të çon përpara dy gjykimeve ose të nxjerrim nga burgu të gjithë pedofilët ose t’i fusim në burg të gjithë me pedofilë, me homoseksualë, me zoofilë dhe çfarëdo lloj sëmundje që ka lidhje me marrëdhëniet seksuale. Në të kundërt do jemi inkoherentë përballë disiplinave shkencore.
Pjesa tjetër ka të bëjë me vet komunitetin e LGBT-së. Të gjithë në fakt kur dëgjojmë “ankesat” dhe peripecitë e këtij komuniteti na bën të ndjehemi pak në faj që jemi kaq “harbut” me ta. Mirëpo dëshmitë empirike qoftë në Shqipëri apo gjetke na dëshmojnë të kundërtën. Para disa kohesh tek e përditshmja MAPO u zhvillua një debat midis një gazetari të nderuar E.D dhe aktivistit kryesor që i vjen në mbrojtje kazusit LGBT Kristi Pinderi. Ky i fundit si një njeri që qahet gjithë ditën për diskriminim që i bëhet këtij komuniteti nuk ngurroi të cenojë privatësinë e gazetarit E.D duke i përmendur atij disa lapsuse të bashkëshortes në publik. Po i njëjti person, i cili ankohet për presion, nuk ngurroi të bëjë presion publik para disa ditësh duke thënë se kushdo që do të ofendojë LGBT-në do përfundojë në burg. Përveç se kjo praktikë cenon lirinë e shprehjes po ashtu i jep këtij komuniteti një privilegj që nuk e gëzon as kryeministri vendit. Gjithsesi, këto fakte hedhin dritë ndaj fenomenit të evidentuar tashmë në mbarë globin, ky komunitet përveç antivlerave që përcjell mbart mbi supe një agresivitet dhe arrogance të pa kontestueshme dhe pajisja tyre me arsenale ligjore dhe ekzekutive është një atentat dhe precedent i rrezikshëm për mbarë shoqërinë.
Pjesa e fundit por jo më pak e rëndësishme ka të bëjë me cenimin e autonomisë kombëtare. Në fakt me autonomi nuk nënkuptojmë vetëm mos cenimin e territoreve gjeografike dhe vendimmarrjes politike, por nënkuptojmë po ashtu edhe integritetin e vlerave, zakoneve dhe traditave të mira të një vendi. Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, që për hir të së vërtetës po e trumbeton me të madhe këtë kazus, kur ka mbërritur këtu e ka pranuar shoqërinë shqiptare me të gjitha vlerat morale dhe religjioze që mbart. Nëse ambasadorët e akredituar do hidhnin sy ndaj censusit të fundit do konstatojnë se mbi 76.5% njerëzve të deklaruar i përkasin një religjioni të caktuar. Pra në dominancë organike ky vend është religjioz dhe të promovosh këtu një imoralitet të tillë të paktën ke cenuar integritetin religjioz ose ke bërë me apo pa dashje një gabim diplomatik, i cili në një vend normal do shoqërohej me një notë proteste nga qeveria. Sepse siç thotë edhe kolegu Artan Lame: “Është gjë e madhe të bëhen bashkë tre ambasadorë dhe kur kjo gjë bën vaki, medoemos një gjë e madhe duhet të dalë prej këtij takimi. Me takime ambasadorësh janë vendosur fate kombesh, janë bërë e janë ç’bërë shtete e mbretërira…”.
Prandaj nisur nga kjo ne si shoqëri civile i bëjmë thirrje ambasadave, avokatit të popullit, organizatave që ushqehen me këtë punë, por edhe kujtdo tjetër që qëndron prapa, para, poshtë apo lart këtij kazusi që të reflektojë mbi realitetin e mjeruar shqiptar, i cili është plagosur nga konflikte civile, trazira politike, skamje e varfëri, dhe mos të krijojë hendekun –tashmë të krijuar- midis vuajtjeve sociale dhe luksit të kazuseve fantazëm, sepse kjo do jetë një kosto e shtuar për shoqërinë.