“Skandali” i hoxhës Irfan!

 

Hoxhë Ulvi Fejzullahu

 

Së pari:
Fjalën “skandal” mu duk që për herë të parë e dëgjova, dhe besa dëshirova ta konsultoj fjalorin t’ia mësoj mananë që e ka (po mos pritofshi lexoni edhe ju):
SKANDAL m. sh.

1. Ngjarje e pahijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror etj.,
2. Zhurmë e madhe që bëhet në lidhje me një ngjarje të papëlqyer, që vete në kundërshtim me normat e moralin e shoqërisë.
3. Sjellje e pahijshme në shoqëri, zënie me britma e rrëmujë;

- Pra hoxha ka denoncuar dukuritë negative duke filluar nga rezilhonet, kurvnitë, faqezezëllëket etj..
- Tani këtu çka po bohet hesap për skandal a hoxha qo po e ngre këtë shqetësim?! Apo dukuritë negative?!
- Hajt medet kush kë po e akuzon për “skandale”!

Së dyti:

Lexova edhe disa shkrime, komente, sugjerime, këshilla, vërejtje, qortime, e filozofira që i adresohen hoxhës të nderuar Irfan S. !!!!!!!!!!!

Së treti:

U ndala dhe mendova për këto “skandale”!
- Kush po e akuzon hoxhën për “skandal”?
- Vërtetë çka është dhe mundë të jetë skandal?
- Në të vërtetë kush po bën skandale?
- Etj...

Së katërti:

Mesazh-porosi për fetarët!
Askush prej neve nuk është i pagabueshëm as unë (Ulviu) e as hoxha Irfan e as xhemati. Por nuk është momenti me i shitë mend hoxhës Irfan Salihut kështu apo ashtu duke e parë fushatën e egër të “mendërmethonëve” kundër islamit dhe myslimanëve.

Së pesti:

Hoxhë Irfan, personalisht unë mendoj se ke një dert dhe shqetësim të dinit dhe këtu shumë të dhembë dhe ky reagim të ka dalë nga loçka e zemrës. Këtë e personalisht e vlerësoj.
- Allahu të forcoftë në rrugën e Tij
- Allahu ta boftë të mundur me thonë vetëm të vërtetën

Selamu alejkum