Media - fushatë anti-islame

 

Gen Kelmendi

 

Edhe pse mbrëmë në emisionin Interaktiv (KTV) deputeti Gëzim Kelmendi sqaroj në detaje të hollësishme se bindjet e tija nuk kanë të bëjnë me një studimi profesional të tij, por me pikëpamjet dhe studimet shkencore të historianëve më eminent të periudhës së mesjetës dhe asaj para-rilindase (Oliver Jens Schmitt, Natalie Clayer, Noel Malcom, Olsi Jazexhi, Zef Mirdita, Mihallaq Xhavo etj) , ndërsa KTV (Koha) e shfaqë atë hipokrizinë e saj politike anti-islame, duke cituar se "Gëzim Kelemndi, nuk ka hezituar të përsërisë para shikuesve të KTV-së një pohim problematik të tij dhe islamikëve të tjerë fanatikë në Kosovë, se Skënderbeu nuk është hero kombëtar, por vetëm i katolikëve."

KTV (Koha) mundohet ta mbulojë pjesën ku deputeti Kelmendi citon deklaratat dhe studimet e historianëve më eminent të historiografisë shqiptare, dhe mundohen që këtë "problematikë" ta orientojnë në aspektin fetar, ku sipas tyre konstatimi se "Skënderbeu është hero i katolikëve" është konstatim i fanatikëve islamikë e jo konstatim i historianëve.

Çështja e kësaj "problematike" se a ishte vërtetë lufta e Skënderbeut luftë fetare apo kombëtare, është një çështje e cila është hapur në mesin e akademikëve të historiografisë shkencore, ku historianët shpesh herë konfrontohen me debate të ashpra rreth kësaj problematike. Andaj KTV (Koha) e ka mbuluar këtë çështje duke mos paraqitur studimet shkencore të historianëve më eminent të historiografisë shqiptare, dhe duke mos paraqitur para opinionit se ekziston një debat i ashpër mes akademikëve të historiografisë shqiptare për "problematikën" e luftës së Skënderbeut, por duke e orientuar gjithë çështje në aspektin fetar, duke cituar se kjo është një bindje dhe konstatim i fanatikëve islamikë.

Kjo është një çështje që opinioni duhet ta kuptoj, se në Kosovë ka frymë të islamofobisë e jo frymë të radikalizmit islamik. Janë pikërisht mediat ato që krijojnë mjegulli tek opinioni dhe janë pikërisht ato që shkaktojnë destabilizim politikë dhe shkaktojnë urrejtje në elementin e tolerancës fetare. Mediat janë ekstremistët më të mëdhenj.

(Autori është student në Fakultetin Juridik)