Fisnik Kastrati
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk është ende i plotë. Në 20 vitet e fundit ai u zgjerua nga 12 në 28 Shtete anëtare . Sfidat e politikës shtrihen kryesisht në raport me fqinjët lindorë të BE-së.
Që nga 1 Korriku 2013 Kroacia u bë pjesë e Bashkimit Evropian . Vendi Kroat është Shteti i 28 me radhë që u anëtarësua në BE. Në të ardhmen, BE-ja mund të rritet edhe më tej sepse ka ende shumë vende të interesuara për anëtarësim, të cilat I kam radhitur sipas kritereve në vijim:
· Kandidatët me të cilët kanë filluar negociatat për anëtarësim
· Kandidatët të cilët presin ti fillojnë negociatat për anëtarësim
· Kandidatë të mundshëm
· Vende me një perspektivë evropiane
Islanda dhe Turqia
Që nga viti 2005 , janë duke u zhvilluar negociatat e pranimit midis BE-së dhe Turqisë. Edhe pse ajo ka marrë përgjigje pozitive për anëtarësim prapë kandidatura e saj nuk ka kaluar pa Polemika. Kancelarja gjermane, e bëri të qartë gjatë një takimi me kryeministrin turk në shkurt 2014 se ajo është skeptike sa i përket anëtarsimit të Turqisë në BE.
Me Turqinë në këtë mënyrë nuk është negociuar si dhe kur ata do të mund të bëhen anëtar, por nëse kjo do të ndodhë ndonjëherë. Të dy anët kanë argumentet e tyre të cilat i kanë bërë të ditura njëra tjetrës në mënyrë intenzive. Ndërsa disa thonë se Turqia është vend tepër i madh, tepër i varfër dhe "ndryshe" nga vendet e BE-së, Kultura dhe pikëpamja fetare e Turqisë i pengon ata. Ana tjetër shfaqë Aspektet pozitive të anëtarësimit të Turqisë. Turqia ka një popullatë mjaft të re një ekonomi dinamike dhe poashtu një funksion stabilizues në Lindjen e Mesme.
Bisedimet janë penguar edhe për faktin se Turqia refuzon të njohë Qipron dhe të i japë asaj të njëjtat të drejta si vendet e tjera të BE-së (për shembull qasjen në portet e saj) - pjesa veriore e ishullit mesdhetar është ende territor i kontrolluar prej Turqisë. Prandaj, BE-ja ka vendosur për të ndaluar negociatat dhe ndoshta për ti vazhduar më vonë në një kapitul tjetër.
Nga jugu në veri : Islanda , një vend në Detin e Veriut Evropian , kishte bërë kërkesën për pranim në vitin 2009, pasi kishte anashkaluar falimentimin. Pasiqë Islanda tashmë ishte anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane, dhe në këtë mënyrë pjesë thelbësore e tregut të vetëm të BE-së. Poashtu i takon vendeve të Shengenit, dhe përmbushë kriteret që janë të vështira për kandidatët e tjerë si, sundimi i ligjit, antikorrupsioni dhe qeverisja e mirë, mu për këto kritere ajo është konsideruar si kandidate e përgatitur mirë,
Megjithatë, qeveria e sapozgjedhur e Islandës në vitin 2013 ka ngrirë negociatat me BE-në. Në shkurt 2014 qeveria paraqiti një projekt-ligj në parlamentin islandez ku si pasojë negociatat për anëtarësim duhet të ndërpriteshin menjëher. Nuk mund të parashihet nëse ky vendim është përfundimtar apo jo. Nëse në zgjedhjet e ardhshme qeveria e tanishme humbet atëher ndoshta pas ndryshimit të qeverisë, do rifillojnë negociatat siç ishte rasti edhe me Maltën,
Maqedonia , Mali i Zi dhe Serbia
Një tjetër kandidat për anëtarësim në BE , Republika e Maqedonisë . Në vitin 2005 vendit i ishte dhënë statusi i kandidatit, por kjo ende nuk është ftuar për fillimin e bisedimeve. Një mosmarrëveshje dypalëshe me Greqinë paralizon ecurinë e ngjarjeve. Greqia mohon fqinjëve në veri të drejtën për tu përfaqësuar me emrin kushtetues, ngase Maqedonia e hershme është rajon më i madh që përfshin pjesë greke dhe ato bullgare . Çështja e emrit Maqedonisë I kushtojë edhe me pranimin në NATO bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë në vitin 2009.
Mali i Zi, edhe një pjesë e ish-Jugosllavisë, në vitin 2010 ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe është në bisedime që nga viti 2012. Gjithashtu në vitin 2012, Serbia ka marrë statusin e kandidatit. Hapjën e negociatave për anëtarësim BE e kishte lidhur me kusht që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Pas bisedimeve Serbi-Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar serbëve ju dha drita e gjelbërt. Që nga janari 2014 Serbia tani është duke negociuar me BE-në për anëtarësimin e saj.
Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova
Si kandidatë të mundshëm , BE-ja i referohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat ende nuk kanë statusin e kandidatit, dmth Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Në të njëjtën grup hynë edhe Kosova , e cila nuk është njohur deri tani nga pesë shtete të BE-së si shtet I pavarur dhe sovran.
Vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2003 iu konfirmua statusi si një "Kandidatë Potencial", por kjo është e shoqëruar me një rrugëtim të gjatë drejt stabilizimit dhe Asociimit. Vetëm në qoftë se vendet mund të tregojnë sukses këtu, është e mundur për tu emëruar kandidatë dhe për të filluar përparimi i më tejshëm i negociatave . Shqipërisë do i ofrohet statusi i kandidatit në qershor 2014 ndërsa për Bosnjë dhe Hercegovinë ende nuk është caktuar një datë. Ndërsa mes Kosovës dhe BE-së negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit kanë përfunduar një ditë më parë. Marrëveshja e negociuar do të ofrojë hapjen e plotë të tregut të Bashkimit Evropian për bizneset kosovare dhe njëkohësisht do të ofrojë mbrojtje të veçantë për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë potencial zhvillimi dhe krijimi të vendeve të reja të punës.
Vendet e " Partneritetit Lindor "
Ukraina , Moldavia , Gjeorgjia , Bjellorusia , Armenia dhe Azerbajxhani
Përveç kandidatëve dhe kandidatëve të mundshëm , ka vende të tjera që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Këtu aktualisht bëjnë pjesë Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.
Ukraina, vendi më i madh i të ashtuquajturit Partneritetit Lindor të BE-së. Në mes Ukrainës dhe BE-së tashmë egziston në letër një marrëveshje asociimi dhe poashtu një marrëveshje e tregtisë së lirë. Por para se të vijë te nënshkrimi në samitin në Vilnius në fund të nëntorit 2013, presidenti ukrainas u tërhoq duke anuluar marrëveshjet e lartcekura. Si pasojë e këtij vendimi pati një lëvizje të gjerë protestash, një përshkallëzim i dhunshëm shkaktoj dorëheqjen e presidentit dhe një ndryshim të qeverisë dhe zgjedhjeve të reja për parlamentin dhe presidencën. Vendi është i ndarë thellësisht dhe ështëi mvarur nga mbështetja ekonomike nga jashtë. Ndërsa qeveria tranzitore dhe mbështetësit e saj përsëri kanë marrë rrugëtimin drejt BE-së, të tjerë shpresojnë për lidhje të forta me Rusinë. Qeveria e përkohshme e Ukrainës në mars 2014 ka nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me çka ka përçarë edhe më tej popullatën vendase, si pasojë erdhi deri te ndarja e Krimesë pro-Ruse nga Ukraina. Pas shfaqjes së trupave paramilitare pro-Ruse, vendi tani është në gjendje gatishmërie për Luftë.
Gjithashtu , Gjeorgjia dhe Moldavia janë në një situatë të vështirë dhe të paqëndrueshme politike dhe ekonomike. Kjo është arsyeja që i bën ato të padëshirueshme, por BE-ja është e pamundur që ti injorojë dëshirat e tyre për tu anëtarësuar. Gjeorgjia është si Ukraina gjithashtu një vend i rëndësishëm tranziti për naftë dhe gaz. Për këtë arsye, BE-ja ka një interes edhe më të fortë ti mbajë këto vende stabile dhe të drejtuara kah Perëndimi.
Gjithashtu , Armenia ka kundërshtuar marrëveshjen e negociuar për asociim në minutën e fundit. Presidenti armen ka thënë në shtator 2013 se në vend të kësaj do të kthehet kah Rusia, duke u bërë anëtare e Doganave të Bashkuara të dominuara kryesishtë nga Rusia ( ku bëjnë pjesë Bjellorusia dhe Kazakistani ndërsa pritet ti bashkohen edhe Kirgistani dhe Taxhikistani ) dhe poashtu Armenia dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit të Euroazisë, të cilin do e krijojë Rusia në vitin 2015.
Politika e Fqinjësisë Evropiane në këtë zonë ka dështuar, pasiqë BE-ja ka zhvilluar dhe zbatuar për të gjashtë vendet e lartëpërmendura që nga viti 2004 e deri në vitin 2009 ofertë marrëveshjesh por që nuk janë nënshkruar nga pala Euroaziatike. Pas mossuksesit që ka pasur në Azerbajxhan dhe Bjellorusi tanimë ndikimi europianë në euroazi po venitet. BE-ja do të ketë sukses për të rritur ndikimin e tyre vetëm nëse përforcojnë praninë dhe angazhimin e tyre shumë më shumë se kurrë në vendet e partneritetit euroaziatik.
Politika Evropiane e Fqinjësisë është përshtatur si për vendet partnere Lindore njësoj për dhjetë vendet e Mesdheut jugor. Rezultati mbetet i njejtë. Një iniciativë e ndërmarrë nga Franca filloi në vitin 2008, por deri tani nuk ka qenë e mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët për të vendosur një kurs për rajonin.
Edhe pse me fillimin e "Pranverës Arabe ", që u soll në jetë nga Tunizia në vitin 2011 u pa një përafrim i Afrikës së Veriut, kjo një rezultat jo i një politike në shënjestër të BE-së, por një rezultat i pakënaqsisë e cila habiti krerët e Bashkimit Evropian të cilët kishin marrëdhënie tejet të mira me diktatorët dhe sundimtarët e atyre vendeve, prapë gjetja e një gjuhe të përbashkët mbetet një mision i pamundur për BE-në.
Synergjia e Detit të Zi dhe Strategjia për Azinë Qëndrore
Gjithashtu përpjekjet e Politikave Europiane të Fqinjësisë dhe Partneritetit Lindorë në BE për të stabilizuar rajonin në Evropën juglindore dhe atë lindore vazhdojnë. Që nga viti 2007 ajo është duke ndjekur një politikë të ashtuquajturën Sinergjia e Detit të Zi” e cila ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në rajonin e Detit të Zi. Po nga i njejti vit vlen të ceket edhe "Strategjia Azia Qendrore" qëllimi i të cilës është që të integrojë pesë vende aziatike " Kazakistanin " , "Kirgistanin" , "Taxhikistanin" , "Turkmenistanin " dhe "Uzbekistanin" në një rrjet të bashkëpunimit. BE-ja , përveç demokratizimit të rajonit shpreson edhe për sigurimin e burimeve të energjisë, si dhe uljen e shkallës së migrimit ilegal dhe krimit të organizuar. Megjithatë , entuziazmi i BE-së ka rënë në drejtim të të dy strategjive veçanërisht pas acarimit të marrëdhënieve me Rusinë.
Partneriteti strategjik me Rusinë
Marrëdhëniet në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore nuk mund të bëhet pa marrë parasyshë Rusinë. Me Rusinë, BE-në zyrtarisht i mbanë një "Partneritet Strategjik" por që faktikisht të dyja qëndrojnë në distancë ndaj njëra tjetrës.
Projekti, me Rusinë për të krijuar katër hapësira të përbashkëta (atë të sigurisë së jashtme dhe të brendshme, të ekonomisë, të zhvillimit, të arsimit dhe të kulturës ) është i përgatitur që nga viti 2003. Ndërprerja e përsëritshme e furnizimeve me gaz për Ukrainën dhe Perëndimin, lufta ruso-gjeorgjiane në verën e vitit 2008 dhe sjellja e Rusisë para dhe pas revolucionit në Ukrainë më 2014 e kanë dëmtuar edhe më tej marrëdhënien BE-Rusi. Marrëveshja për Partneritet dhe Bashkëpunim pasi skadoj në vitin 2007 nuk është rivazhduar më nga ana e Rusisë.
Gjithashtu marrëveshja e thirrur në jetë në vitin 2010 për "Partneritetmodernizim" midis BE-së dhe Rusisë ka kaluar por nuk mund të themi se ka patur ndonjë ndryshim. BE-ja shpreson se ky partneritet do sjellë një transformim të mëtejshëm të Rusisë, përfshirë jo vetëm ekonominë, por edhe sektorët e tjerë të shoqërisë, duke përfshirë edhe liritë dhe të drejtat njerëzore si dhe ndryshimet politike. Udhëheqësija ruse përkundrazi sheh partneritetmodernizimin vetëm si një partneritet të kufizuar në bashkëpunimin ekonomik.
Për BE-në ka shumë punë për tu bërë në lidhje me marrëdhënjet me fqinjët dhe zgjerimin. Zgjidhja e problemeve fqinjësore duhet të merren me Bashkimin Evropian, edhepse BE-ja ende ka problemet e saja të brendshme që nuk i ka zgjidhur ende. /Shembulli.com/