Teatri Kombëtar vs. “Parku i Paqes”

 

Dr. Shefqet Krasniqi

 

Që në fillim të sundimit të vet Partia Komuniste kishte vendosur xhamitë nën shënjestër. Për pasojë ajo rrënoi qindra xhami. Ndër më të rëndësishmet prej tyre ishte “Xhamia e Llokaqit”, mu në qendër të Prishtinës, e cila u rrënua sipas planit urbanistik të qytetit më 1953.

Kjo strategji famëkeqe do të ndiqet më vonë edhe nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, dhe regjimi i tij, të përkrahur pa kursyer nga Kisha Ortodokse, ku vetëm gjatë luftës së fundit 1998/99 dogjën dhe rrënuan për tokë mbi 218 xhami. Ndër më të rëndësishmet prej tyre ishte edhe “Xhamia e Ibrit” në Mitrovicë, që u shkatërrua deri në themel më 1999.

Në vend të “Xhamisë së Llokaqit” komunistët shqiptarë ndërtuan Teatrin Kombëtar të stilit sllavo-rus. Ndërsa në vend të “Xhamisë së Ibrit” strukturat paralele serbe sot po ndërtojnë të ashtuquajturin “Parku i Paqes” dhe sheshin “Car Lazar”.

Shqiptarët kurrë nuk ia panë hairin Teatrit të tyre, kurrë nuk u shkoi puna si duhet. Madje edhe sot e kësaj dite ata nuk po mund të merren vesh mes vete, njëri thumbit e tjetri patkoit. Këtyre ditëve, në disa shkrime, madje u raportua se edhe janë rrahur mes vete dhe se punët i kanë lëmsh. Eh, Zoti është i madh, si do të mund të bëhen rehat ata që uzurpuan tokën e vakëfit.

Besojmë shumë te Zoti i Madh se as serbët nuk do t’ia shohin hairin kurrë atij vendi. Njerëzit janë shkurtpamës, oportunist dhe shfrytëzojnë me rastin, por ja që në periudhat më afatgjata i madhi Zot u kthen atyre zullumet dhe padrejtësitë në bumerang.