Foshnjaraku i gazetarisë hulumtuese + ekspert i Islamit politik!

 

Ulvi Fejzullahu

 

Sigurisht që kemi të bëjmë me një “këshillues”, “komentues”, “analistë”, “gjykues” dhe pa thonjëza një rrenacak e shpifësi ordinerë i cili merr guximin t’i fusë hundët në çdo “çorbë”.

Atëherë, ta parafytyrojmë një situatë nga jeta e përditshme:

Një person udhëton i vetëm në tren. Në stacionin e radhës hyn në kabinë një burrë.

- Nëse ky burrë është një zotëri, i sjellshëm; gjithsesi se do të vlerësohet serioz.

- Po sikur ky të jetë “koller” me veshje të çuditshme, të lenë përshtypjen e një vagabondi.

- Po sikur ky të futje në kabinë tinëzisht me duar në xhepa; të bënë përshtypjen e një hajni.

Pra, ky shikim mund të shkaktoj magjepsje dhe admirim, por gjithashtu edhe neveri dhe përçmim.”

Pasi që kemi të bëjmë me një realitet të hidhur, pra, foshnjëri, gjithsesi se duhet përdorur mekanizmin “distancues”, apo ta quajmë: sjellje distancuese.

Të nderuar!

Njeriu ka, si shumica e kafshëve, një sjellje të theksuar distancuese. Çdo njërin e rrethon një zonë e padukshme, por krejt e kufizuar sigurie.

Distanca, të cilën ne duam që të na respektohet nga njerëzit e tjerë, është e ndryshme në varësi të situatës dhe njohjes së personave të tjerë. Ndaj një sjellje me mbajtje distance të papërshtatshme ne reagojmë tejmase në mënyrë të ndjeshme.

Kur jemi të shtrirë në një bregdet të vetmuar, në të cilin nuk dallohet asgjëkund frymë njeriu, ne jemi të shqetësuar kur na afrohet dhjetëra metra, një i huaj, afër nesh. Ai do diçka prej nesh qoftë mirë apo keq!

Por në autobus, në kohën e trafikut të dendur, ne do ta lejojmë që një person i huaj të qëndroj afër nesh për një kohë më të gjatë. Një gjendje që hajdutët e xhepave dinë ta shfrytëzojnë fare mirë!

Personit të huaj, çdo herë, duhet t’i qëndrojmë larg, duke evituar çdo kontakt vështrimi, sado i gjatë qoftë udhëtimi.